{"id":3369303,"date":"2026-08-13T13:28:56","date_gmt":"2026-08-13T13:28:56","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3369303"},"modified":"2026-08-13T13:28:56","modified_gmt":"2026-08-13T13:28:56","slug":"studentja-e-shkencave-politike-engjellushe-basha-hulumton-rolin-e-rrgk-se-ne-formesimin-e-barazise-gjinore-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/studentja-e-shkencave-politike-engjellushe-basha-hulumton-rolin-e-rrgk-se-ne-formesimin-e-barazise-gjinore-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Studentja e Shkencave Politike, Engjellushe Basha, hulumton rolin e RrGK-s\u00eb n\u00eb form\u00ebsimin e barazis\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Engjellushe Basha zgjodhi t\u2019ia kushtoj\u00eb tem\u00ebn e saj t\u00eb Bachelorit hulumtimit t\u00eb asaj se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb shoq\u00ebri, pas konfliktit, duke p\u00ebrdorur Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) si rast studimi. P\u00ebr Engjellushen, historia e RrGK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb, pjes\u00ebrisht, edhe nj\u00eb histori personale. Engjellushja jeton n\u00eb Shqip\u00ebri, ku studion Shkenca Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Nju Jorkut n\u00eb Tiran\u00eb, por ka rr\u00ebnj\u00eb familjare n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur pyetet pse vendosi t\u2019ia kushtoj\u00eb tem\u00ebn e Bachelorit pik\u00ebrisht k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, Engjellushja shpjegon:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJam rritur nga gra q\u00eb ia kan\u00eb kushtuar gjith\u00eb jet\u00ebn aktivizmit, fuqizimit t\u00eb grave dhe avancimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe barazis\u00eb gjinore, ndaj ishte e natyrshme p\u00ebr mua ta zgjidhja k\u00ebt\u00eb tem\u00eb p\u00ebr \u2018pun\u00ebn e par\u00eb serioze\u2019 q\u00eb do t\u00eb b\u00ebja n\u00eb fush\u00ebn time t\u00eb studimit\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo vazhdon duke shpjeguar se kishte v\u00ebrejtur nj\u00eb munges\u00eb njohurish p\u00ebr RrGK-n\u00eb dhe pun\u00ebn e saj tek bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e saj. \u201cMendova se mund t\u00eb isha un\u00eb ajo q\u00eb do t\u2019ua prezantoja RrGK-n\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thot\u00eb ajo. \u201cDua q\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi, shoqet e mia dhe grat\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time q\u00eb do ta lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb punim t\u00eb din\u00eb se ekziston nj\u00eb komunitet i madh njer\u00ebzish q\u00eb punojn\u00eb dhe ia kushtojn\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb&#8230; Dua q\u00eb lexuesit e mi ta din\u00eb se, n\u00eb koh\u00eb nevoje, n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb paraqitet nevoja, ekziston ky komunitet i madh q\u00eb pret t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb&#8230; Mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ta rikthejm\u00eb at\u00eb frym\u00eb t\u00eb komunitetit dhe bashkimit\u201d, thot\u00eb ajo.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tema nd\u00ebrthur zanafill\u00ebn dhe zhvillimin e RrGK-s\u00eb, duke filluar me themelet e vendosura nga shoqatat \u201cMotrat Qiriazi\u201d dhe \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Engjellushja shpjegon se si k\u00ebto iniciativa krijuan rrjete besimi, solidariteti dhe mb\u00ebshtetjeje n\u00eb komunitet, t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb themeli p\u00ebr veprim kolektiv. Ajo thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e fokusit t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb RrGK-s\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb ofrimin e ndihm\u00ebs humanitare, por edhe n\u00eb avokimin p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave dhe integrimin e barazis\u00eb gjinore n\u00eb institucionet n\u00eb zhvillim t\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRrGK-ja mobilizoi z\u00ebrat e grave n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur po krijoheshin strukturat e reja t\u00eb qeverisjes, duke u siguruar q\u00eb barazia gjinore t\u00eb mos ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dyt\u00ebsore, por nj\u00eb nga shtyllat demokratike t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, shprehet Engjellushja.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebr shembujt e avokimit t\u00eb RrGK-s\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb tem\u00eb jan\u00eb edhe <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/publications\/1325-facts-fables\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">kontributet e saj n\u00eb zbatimin e Rezolut\u00ebs 1325 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Grat\u00eb, Paqen dhe Sigurin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRezoluta 1325 b\u00ebri thirrje p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb proceset e paqes dhe siguris\u00eb, por n\u00eb Kosov\u00eb, traditat patriarkale dhe rezistenca institucionale krijuan pengesa t\u00eb konsiderueshme. N\u00eb p\u00ebrgjigje, RrGK-ja organizoi pun\u00ebtori, krijoi koalicione dhe loboi tek institucionet, me synim p\u00ebrfshirjen e grave n\u00eb debatet p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tema evidenton disa arritje legjislative dhe politike q\u00eb Engjellushja i identifikon si piketa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb avokimit t\u00eb RrGK-s\u00eb. K\u00ebtu p\u00ebrfshihet p\u00ebrfshirja e Konvent\u00ebs s\u00eb Stambollit n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, si dhe miratimi i Ligjit p\u00ebr Mbrojtjen nga Dhuna n\u00eb Familje dhe Ligjit p\u00ebr Ngacmimin Seksual, t\u00eb dyja t\u00eb hartuara mbi baz\u00ebn e hulumtimeve dhe rekomandimeve t\u00eb politikave t\u00eb RrGK-s\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Engjellushja shqyrton pun\u00ebn e RrGK-s\u00eb p\u00ebr forcimin e t\u00eb drejtave n\u00eb pun\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit, duke theksuar kontributin e saj n\u00eb Programin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Barazi Gjinore dhe n\u00eb politikat arsimore t\u00eb integruara me perspektiv\u00ebn gjinore. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Engjellushja thot\u00eb se ishte e befasuar nga p\u00ebrqindja e lart\u00eb e rekomandimeve t\u00eb politikave t\u00eb RrGK-s\u00eb q\u00eb historikisht jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kornizat ligjore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cGjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sime kam d\u00ebgjuar p\u00ebr ndikimin e RrGK-s\u00eb dhe organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por leximi i fakteve, shikimi i raporteve dhe t\u00eb kuptuarit e sasis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb q\u00ebndron pas tyre ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb m\u2019i hapi syt\u00eb. Nuk e dija se sa shum\u00eb pun\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr avancimin e barazis\u00eb gjinore, t\u00eb drejtave n\u00eb pun\u00eb apo reformave n\u00eb arsim&#8230; Ishte befasuese t\u00eb m\u00ebsoja se n\u00eb sa shum\u00eb fusha t\u00eb jet\u00ebs RrGK-ja jep kontribut dhe mb\u00ebshtetje\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Engjellushja gjithashtu u g\u00ebzua kur pa ndikimin e madh q\u00eb RrGK-ja ka pasur n\u00eb inkurajimin e grave q\u00eb t\u00eb flasin hapur dhe t\u00eb raportojn\u00eb abuzuesit dhe kryesit e veprave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale. \u201cGjat\u00eb intervist\u00ebs sime me Adelin\u00ebn [Drejtoren e Programeve p\u00ebr Dhun\u00ebn me Baz\u00eb Gjinore n\u00eb RrGK], ajo m\u00eb tregoi p\u00ebr numrin e rasteve t\u00eb sulmeve seksuale q\u00eb u raportuan pas nj\u00ebr\u00ebs prej fushatave t\u00eb RrGK-s\u00eb. M\u00ebsova se numri i raportimeve u rrit nga 500 n\u00eb 3,000 n\u00eb vit\u201d, thot\u00eb ajo. \u201cT\u00eb shoh\u00ebsh se grat\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ndihen mjaftuesh\u00ebm t\u00eb sigurta dhe t\u00eb rehatshme p\u00ebr t\u00eb folur hapur, fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb RrGK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb prek\u00ebse\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke reflektuar mbi ndikimin e RrGK-s\u00eb n\u00eb tem\u00ebn e saj, Engjellushja p\u00ebrfundon intervsit\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se \u201c&#8230;RrGK-ja ishte katalizatore e reformave\u201d, duke argumentuar se shoq\u00ebria civile mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si forc\u00eb transformuese n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb pas konfliktit. \u201cAjo [RrGK-ja] e integroi barazin\u00eb gjinore n\u00eb strategjit\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE dhe n\u00eb legjislacion, dhe k\u00ebshtu i b\u00ebri \u00e7\u00ebshtjet gjinore pjes\u00eb ky\u00e7e t\u00eb demokratizimit\u201d, shprehet ajo.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, hulumtimi i saj pranon se vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb sfida, p\u00ebrfshir\u00eb institucionet e dob\u00ebta dhe normat e rr\u00ebnjosura patriarkale, duke n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vazhdueshme t\u00eb RrGK-s\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb avancimin e barazis\u00eb gjinore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Suksesi i RrGK-s\u00eb i atribuohet partneriteteve t\u00eb saj t\u00eb forta me akter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si dhe fokusit t\u00eb saj n\u00eb nd\u00ebrtimin e koalicioneve t\u00eb gjera p\u00ebrtej ndarjeve etnike, gjinore, sociale dhe brezore. Tema gjithashtu thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e hulumtimit dhe avokimit t\u00eb bazuar n\u00eb d\u00ebshmi, q\u00eb i ka mund\u00ebsuar RrGK-s\u00eb t\u00eb \u201cbind\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit p\u00ebrmes d\u00ebshmive empirike\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi ka p\u00ebrfunduar s\u00eb fundmi studimet Bachelor, Engjellushja tani po p\u00ebrgatitet t\u00eb ndjek\u00eb studimet Master, ku shpreson t\u00eb studioj\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare me specializim n\u00eb Studime Gjinore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse e zgjodha k\u00ebt\u00eb tem\u00eb p\u00ebr punimin tim \u2013 dua t\u00eb vazhdoj t\u00eb punoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb&#8230; Shpresoj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e organizat\u00ebs dhe e pun\u00ebs q\u00eb ju b\u00ebni \u00e7do dit\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 d\u00ebshmon tema e Engjellushes, puna e RrGK-s\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr hulumtime akademike, si n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu edhe m\u00eb gjer\u00eb. Disa student\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj kan\u00eb p\u00ebrdorur hulumtimet e RrGK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur studimet e tyre. Student\u00ebt e interesuar p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, t\u00eb drejtat e grave dhe politikat publike inkurajohen t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb koleksionin e gjer\u00eb t\u00eb <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/category\/resources\/ngo-resources\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">burimeve<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/category\/publications\/research-reports\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">publikimeve<\/a> t\u00eb RrGK-s\u00eb. RrGK-ja mir\u00ebpret gjithashtu mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur student\u00ebt p\u00ebrmes intervistave me stafin dhe <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/about-us\/vacancies\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">angazhimeve p\u00ebr praktik\u00eb profesionale<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Engjellushe Basha zgjodhi t\u2019ia kushtoj\u00eb tem\u00ebn e saj t\u00eb Bachelorit hulumtimit t\u00eb asaj se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb shoq\u00ebri, pas konfliktit, duke p\u00ebrdorur Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) si rast studimi. P\u00ebr Engjellushen, historia e RrGK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb, pjes\u00ebrisht, edhe nj\u00eb histori personale. Engjellushja jeton n\u00eb Shqip\u00ebri, ku studion Shkenca [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3369304,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3369303","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3369303"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369303\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3369307,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369303\/revisions\/3369307"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3369304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3369303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3369303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3369303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}