{"id":3369567,"date":"2026-09-23T07:55:12","date_gmt":"2026-09-23T07:55:12","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3369567"},"modified":"2026-09-25T07:56:30","modified_gmt":"2026-09-25T07:56:30","slug":"zyrtare-dhe-shoqeria-civile-kerkojne-forcimin-e-perfshirjes-se-grave-ne-bujqesi-dhe-zhvillimin-rural","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/zyrtare-dhe-shoqeria-civile-kerkojne-forcimin-e-perfshirjes-se-grave-ne-bujqesi-dhe-zhvillimin-rural\/","title":{"rendered":"Zyrtar\u00eb dhe shoq\u00ebria civile k\u00ebrkojn\u00eb forcimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave n\u00eb bujq\u00ebsi dhe zhvillimin rural\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Prishtin\u00eb, Kosov\u00eb, 23 shtator 2026<\/strong> \u2013 Sot, n\u00eb Forumin Ekonomik t\u00eb Grave (FEG) dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me projektin EREA t\u00eb Caritas-it Zviceran, u zhvillua diskutim i gjer\u00eb rreth politikave p\u00ebr forcimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave n\u00eb bujq\u00ebsi, pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb s\u00eb cilit ishin edhe zyrtar\u00eb nga Ministria e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Inovacionit; Inspektorati i Pun\u00ebs; Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs; si dhe ekspert\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPolitikat publike t\u00eb bazuara n\u00eb evidenc\u00eb jan\u00eb qen\u00ebsore p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Zhvillimi i bujq\u00ebsis\u00eb konsiderohet nj\u00eb nga sektor\u00ebt me potencialin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr zhvillimin ekonomik n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa pun\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor mbetet nj\u00eb problem evident\u201d, tha Saxhide Mustafa nga Instituti Riinvest dhe Koordinatore e Forumit Ekonomik t\u00eb Grave (FEG).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo tutje theksoi se joaktiviteti i grave ende mbetet shum\u00eb i lart\u00eb, me 74%. \u201cPun\u00ebsimi i grave \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb sektor\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb potencial t\u00eb madh zhvillimi, si tregtia, arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia. Andaj, pun\u00ebsimi i q\u00ebndruesh\u00ebm shihet si nj\u00eb problem p\u00ebr grat\u00eb, sidomos p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn riprodhuese. Kur kemi m\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, rritet edhe kreativiteti dhe konkurrueshm\u00ebria\u201d, tha Mustafa.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Adnan Ahmeti, Menaxher i Programit p\u00ebr Edukim n\u00eb Agjencin\u00eb Austriake p\u00ebr Zhvillim (ADA), tha se Bashk\u00ebpunimi Austriak p\u00ebr Zhvillim e ka mb\u00ebshtetur p\u00ebr shum\u00eb vite zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik n\u00eb Kosov\u00eb, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fuqizimin ekonomik t\u00eb grave.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebrmes programit EREA, t\u00eb financuar nga Bashk\u00ebpunimi Austriak p\u00ebr Zhvillim dhe t\u00eb zbatuar nga Caritas-i Zviceran, kemi par\u00eb se mb\u00ebshtetja e targetuar mund t\u2019i ndihmoj\u00eb grat\u00eb t\u00eb fuqizojn\u00eb bizneset e tyre, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb prodhimin dhe t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja\u201d, tha Ahmeti. Ai po ashtu tha se, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshime t\u00eb q\u00ebndrueshme, duhet t\u00eb shkohet p\u00ebrtej mb\u00ebshtetjes individuale, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave n\u00eb politikat bujq\u00ebsore dhe n\u00eb programet mb\u00ebshtet\u00ebse.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cGrat\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb politikat bujq\u00ebsore dhe n\u00eb programet mb\u00ebshtet\u00ebse, si dhe t\u00eb ken\u00eb qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb burime, sh\u00ebrbime, tregje dhe vendimmarrje\u201d, tha Ahmeti.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, zj. Astrid Wein, Drejtoresh\u00eb e Caritas-it Zviceran n\u00eb Kosov\u00eb theksoi se \u201cGrat\u00eb tashm\u00eb po japin nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet e dukshme, duhet t\u00eb njihet kontributi i tyre dhe grat\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshteten p\u00ebrmes masave afirmative nga institucionet komb\u00ebtare dhe lokale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb financa, burime e teknologji dhe t\u00eb mund ta shfryt\u00ebzojn\u00eb potencialin e tyre t\u00eb \u00e7muar. Si Caritas Zviceran, ne mbetemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtesim fuqizimin ekonomik t\u00eb grave n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministrja e Tregtis\u00eb, Mimoza Kusari-Lila tha se \u201cVitet e fundit kemi par\u00eb ende ngecje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb p\u00ebrfshirjen ekonomike t\u00eb grave dhe vajzave. Rreth 65% e grave mbeten joaktive n\u00eb tregun e pun\u00ebs, \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb potencial t\u00eb madh t\u00eb pashfryt\u00ebzuar. Prandaj, kemi dizajnuar skema t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr bizneset n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb grave, t\u00eb cilat aktualisht jan\u00eb n\u00eb procesin final t\u00eb vler\u00ebsimit. Po punojm\u00eb p\u00ebr thjeshtimin e procedurave dhe ofrimin e udh\u00ebzimeve m\u00eb t\u00eb qarta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb grat\u00eb t\u00eb ken\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe mb\u00ebshtetjen institucionale\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bujq\u00ebsia mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb fuqizimin ekonomik rural, rritjen ekonomike dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e prodhimit ushqimor. D\u00ebshmit\u00eb tregojn\u00eb se pjes\u00ebmarrja m\u00eb e madhe e grave n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb barazi, konkurrueshm\u00ebri dhe zhvillim ekonomik.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, pabarazit\u00eb nd\u00ebrmjet grave dhe burrave mund t\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin rural dhe t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb jet\u00ebn e familjeve. <a href=\"https:\/\/womensnetwork.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/cd1154en-2.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Profili Gjinor i Kosov\u00ebs p\u00ebr Bujq\u00ebsin\u00eb dhe Jetes\u00ebn Rurale,<\/a> i publikuar n\u00eb vitin 2024 nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ushqimin dhe Bujq\u00ebsin\u00eb (FAO), ka treguar se qasja e pabarabart\u00eb n\u00eb pron\u00eb, tok\u00eb, asete, financa, transport, rrjete\/shoqata t\u00eb biznesit, mund\u00ebsi p\u00ebr trajnime dhe tregje prek ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e pabarabarta dhe t\u00eb papaguara t\u00eb kujdesit brenda familjes, si dhe puna informale e grave si an\u00ebtare t\u00eb paregjistruara t\u00eb familjes q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb biznesin familjar, gjithashtu i prekin grat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se burrat. Grat\u00eb, puna e t\u00eb cilave nuk \u00ebsht\u00eb e regjistruar, nuk kontribuojn\u00eb n\u00eb skemat pensionale, duke rritur rrezikun e varf\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pjes\u00ebmarr\u00ebsit diskutuan k\u00ebto sfida dhe mund\u00ebsit\u00eb e politikave p\u00ebr adresimin e tyre, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) p\u00ebr FEG.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rekomandimet kryesore<\/strong> p\u00ebrfshin\u00eb:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Ministria e Pun\u00ebs, Familjes dhe Vlerave t\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare:<\/strong> Thjeshtimi i proceseve dhe minimizimi i koh\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr p\u00ebrfshirjen dhe largimin nga programet e asistenc\u00ebs sociale.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Ministria e Financave:<\/strong> Vendosja e stimujve financiar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb leht\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrkohshme tatimore dhe subvencione pensionale, p\u00ebr t\u00eb inkurajuar nd\u00ebrmarrjet e vogla t\u00eb regjistrojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt; si dhe zbatimi i buxhetimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor, i k\u00ebrkuar nga Ligji p\u00ebr Barazin\u00eb Gjinore dhe qarkoret buxhetore.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Kuvendi i Kosov\u00ebs:<\/strong> Ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit Nr. 08\/L-125 p\u00ebr Pron\u00ebn Publike t\u00eb vendosen masa afirmative p\u00ebr grat\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebse n\u00eb. p\u00ebrmes masave afirmative n\u00eb administrimin dhe disponimin e saj. K\u00ebrkesa jon\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb amendamenimt synon t\u00eb avancoj\u00eb parimin e barazis\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb qasjen e grave n\u00eb pron\u00ebn publike pas parasysh q\u00eb prona paraqitet si nj\u00eb nga pengesat kryesore p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe rritje t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb t\u00eb grave\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural dhe komunat:<\/strong> Rishikimi i kritereve p\u00ebr grantet dhe subvencionet bujq\u00ebsore, duke hequr k\u00ebrkesat q\u00eb mund t\u00eb kufizojn\u00eb qasjen e grave, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr pron\u00ebsi t\u00eb pron\u00ebs, bashk\u00ebfinancim dhe arsimim; si dhe zbatimi i masave afirmative p\u00ebr t\u00eb rritur qasjen e grave n\u00eb grantet dhe subvencionet bujq\u00ebsore.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Ministria e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Inovacionit:<\/strong> Ofrimi i stimujve p\u00ebr transformimin e pun\u00ebs s\u00eb papaguar dhe informale n\u00eb nd\u00ebrmarrjet e vogla n\u00eb pun\u00eb formale dhe t\u00eb regjistruar, p\u00ebrmes k\u00ebrkesave t\u00eb lidhura me subvencionet.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Inspektorati i Pun\u00ebs:<\/strong> Forcimi i kapaciteteve inspektuese, trajnimi i inspektor\u00ebve p\u00ebr barazin\u00eb gjinore dhe t\u00eb drejtat e grave n\u00eb pun\u00eb, si dhe shfryt\u00ebzimi i inspektimeve p\u00ebr t\u00eb rritur njohurit\u00eb, regjistrimin e pun\u00ebtor\u00ebve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nd\u00ebrmarrjet e vogla.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Komunat dhe drejtorit\u00eb komunale t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb:<\/strong> Zgjerimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb p\u00ebrballueshme dhe t\u00eb qasshme t\u00eb kujdesit; p\u00ebrmir\u00ebsimi i informimit dhe komunikimit me grat\u00eb rurale p\u00ebr grantet, subvencionet, trajnimet dhe mund\u00ebsit\u00eb e tjera, n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb grave; si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i transportit t\u00eb rregullt dhe t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm nd\u00ebrmjet fshatrave, qendrave komunale dhe tregjeve.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">FEG \u00ebsht\u00eb koalicion i organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb Instituti Riinvest, Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK), Democracy for Development, Qendra Kosovare p\u00ebr Studime Gjinore, Rrjeti i Organizatave t\u00eb Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane t\u00eb Kosov\u00ebs, Women for Women Kosovo, Iniciativa Kosovare p\u00ebr Stabilitet, Instituti GAP dhe QIKA.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ngjarja u mb\u00ebshtet nga projekti <strong>\u201cEmpowering Rural Economies in Agriculture\u201d (EREA),<\/strong> i zbatuar nga Caritas Zviceran me mb\u00ebshtetjen e Agjencis\u00eb Austriake p\u00ebr Zhvillim.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, Kosov\u00eb, 23 shtator 2026 \u2013 Sot, n\u00eb Forumin Ekonomik t\u00eb Grave (FEG) dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me projektin EREA t\u00eb Caritas-it Zviceran, u zhvillua diskutim i gjer\u00eb rreth politikave p\u00ebr forcimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave n\u00eb bujq\u00ebsi, pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb s\u00eb cilit ishin edhe zyrtar\u00eb nga Ministria e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Inovacionit; Inspektorati i Pun\u00ebs; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3363809,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[82,75],"tags":[],"class_list":["post-3369567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-deklaratat-per-shtyp","category-media-sq"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3369567"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3369568,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369567\/revisions\/3369568"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3363809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3369567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3369567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3369567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}