{"id":3369858,"date":"2026-10-27T14:34:18","date_gmt":"2026-10-27T14:34:18","guid":{"rendered":"https:\/\/womensnetwork.org\/?p=3369858"},"modified":"2026-10-27T14:34:18","modified_gmt":"2026-10-27T14:34:18","slug":"rrgk-u-drejtohet-institucioneve-me-rekomandime-per-buxhetin-e-vitit-2027-kerkon-investime-qe-avancojne-barazine-gjinore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/rrgk-u-drejtohet-institucioneve-me-rekomandime-per-buxhetin-e-vitit-2027-kerkon-investime-qe-avancojne-barazine-gjinore\/","title":{"rendered":"RrGK u drejtohet institucioneve me rekomandime p\u00ebr Buxhetin e vitit 2027: K\u00ebrkon investime q\u00eb avancojn\u00eb barazin\u00eb gjinore\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ka d\u00ebrguar letra me rekomandime buxhetore p\u00ebr vitin 2027 n\u00eb pes\u00eb ministri dhe K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, duke k\u00ebrkuar q\u00eb planifikimi dhe ndarja e fondeve publike t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e Buxhetimit t\u00eb P\u00ebrgjegjsh\u00ebm Gjinor (BPGj) dhe t\u00eb adresojn\u00eb nevojat e ndryshme t\u00eb grave dhe burrave, vajzave dhe djemve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rekomandimet, t\u00eb bazuara n\u00eb hulumtimet dhe d\u00ebshmit\u00eb e RrGK-s\u00eb, synojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb fuqizimin ekonomik t\u00eb grave, p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebs dhe kujdesit social, si dhe rritjen e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb menaxhimin e financave publike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb letr\u00ebn drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, RrGK ka k\u00ebrkuar rritjen e qasjes s\u00eb grave n\u00eb grante dhe subvencione bujq\u00ebsore p\u00ebrmes masave afirmative, si dhe mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe financiare p\u00ebr sektor\u00ebt ku grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuara, p\u00ebrfshir\u00eb hortikultur\u00ebn, blegtorin\u00eb, p\u00ebrpunimin e ushqimit dhe agroturizmin. RrGK ka rekomanduar gjithashtu financimin e organizatave t\u00eb grave p\u00ebr ofrimin e trajnimeve, k\u00ebshillimit dhe mentorimit p\u00ebr grat\u00eb rurale, si dhe p\u00ebrfshirjen e fermereve n\u00eb konsultimet publike p\u00ebr hartimin e skemave mb\u00ebshtet\u00ebse.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, rekomandimet p\u00ebrqendrohen n\u00eb fuqizimin e kapaciteteve institucionale p\u00ebr trajtimin e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. RrGK ka k\u00ebrkuar sigurimin e prokuror\u00ebve dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb viktimave t\u00eb specializuar, financimin e trajnimeve t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs dhe kushteve p\u00ebr trajtimin e viktimave, si dhe mb\u00ebshtetje psikologjike p\u00ebr stafin q\u00eb merret me k\u00ebto raste. Nj\u00eb tjet\u00ebr rekomandim \u00ebsht\u00eb fuqizimi i linj\u00ebs telefonike falas t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Mbrojtje dhe Ndihm\u00eb Viktimave.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rekomandimet drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, RrGK ka k\u00ebrkuar ndarjen e s\u00eb paku 150,727 eurove p\u00ebr funksionalizimin e plot\u00eb t\u00eb Linj\u00ebs Emergjente SOS, si dhe krijimin e nj\u00eb Qendre t\u00eb Referimit dhe nj\u00eb Qendre t\u00eb Krizave p\u00ebr Viktimat e Dhun\u00ebs Seksuale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb rekomanduar 218,966 euro p\u00ebr subvencione. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar financim i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr zbatimin e Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Mbrojtjen nga Dhuna n\u00eb Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Baz\u00eb Gjinore 2027\u20132031, programet p\u00ebr trajtimin e dhunuesve dhe mb\u00ebshtetjen e organizatave t\u00eb grave q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb specializuara. RrGK ka theksuar edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e financimit t\u00eb nismave p\u00ebr drejt\u00ebsi tranzicionale t\u00eb p\u00ebrgjegjshme gjinore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i \u00ebsht\u00eb rekomanduar t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb trajnimin dhe certifikimin e zyrtar\u00ebve policor\u00eb p\u00ebr trajtimin e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore, si dhe n\u00eb ristrukturimin dhe fuqizimin e nj\u00ebsive hetimore. Rekomandimet p\u00ebrfshijn\u00eb blerjen e 110 kompjuter\u00ebve p\u00ebr hetuesit e dhun\u00ebs n\u00eb familje, krijimin e hap\u00ebsirave t\u00eb sigurta dhe private p\u00ebr intervistimin e t\u00eb mbijetuarave, funksionalizimin e sistemit t\u00eb byzylyk\u00ebve elektronik\u00eb p\u00ebr monitorimin e urdhrave mbrojt\u00ebs dhe forcimin e kapaciteteve p\u00ebr hetimin e dhun\u00ebs s\u00eb leht\u00ebsuar nga teknologjia. RrGK ka k\u00ebrkuar gjithashtu masa afirmative p\u00ebr rritjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave nga komunitete t\u00eb ndryshme n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb letr\u00ebn drejtuar Ministris\u00eb p\u00ebr Pun\u00eb, Familje dhe Vlerat e Luft\u00ebs \u00c7lirimtare, RrGK ka rekomanduar sigurimin e financimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr pensionet dhe sh\u00ebrbimet e rehabilitimit e riintegrimit t\u00eb t\u00eb mbijetuarave dhe t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar krijimi i nj\u00eb linje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb buxhetore prej 2,339,631 eurosh p\u00ebr strehimoret q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit e dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Rekomandimet p\u00ebrfshijn\u00eb krijimin e fondeve emergjente p\u00ebr Qendrat p\u00ebr Pun\u00eb Sociale, p\u00ebrmir\u00ebsimin e pagave dhe kushteve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr ofruesit e sh\u00ebrbimeve t\u00eb kujdesit, zgjerimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe t\u00eb moshuarit, si dhe fuqizimin e Inspektoratit t\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr adresimin e diskriminimit gjinor dhe shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave n\u00eb vendin e pun\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Ministrin\u00eb e Financave, RrGK ka rekomanduar ndarjen e rreth 707,078 eurove n\u00eb vit p\u00ebr pun\u00ebsimin e pun\u00ebtor\u00ebve social\u00eb shtes\u00eb n\u00eb Qendrat p\u00ebr Pun\u00eb Sociale, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar sigurimi i rreth 31.5 milion\u00eb eurove p\u00ebr asistenc\u00ebn personale, duke garantuar q\u00eb punonj\u00ebsit e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve t\u00eb paguhen t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nivelin e pag\u00ebs minimale prej 500 eurosh n\u00eb muaj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrtej rekomandimeve p\u00ebr ndarje specifike buxhetore, RrGK ka k\u00ebrkuar nga Ministria e Financave q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb zbatimin e BPGj-s\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb procesit buxhetor. Kjo p\u00ebrfshin shqyrtimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb propozimeve buxhetore nga perspektiva gjinore, kthimin p\u00ebr plot\u00ebsim t\u00eb shtojcave t\u00eb pamjaftueshme t\u00eb BPGj-s\u00eb dhe publikimin e tyre. RrGK ka rekomanduar gjithashtu q\u00eb Ministria e Financave, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb p\u00ebr Barazi Gjinore, t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb dhe publikoj\u00eb nj\u00eb Deklarat\u00eb t\u00eb Buxhetit Gjinor p\u00ebr vitin 2027, e cila do t\u00eb paraqiste se si ndarjet buxhetore kontribuojn\u00eb n\u00eb avancimin e barazis\u00eb gjinore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Buxhetimi i P\u00ebrgjegjsh\u00ebm Gjinor \u00ebsht\u00eb obligim ligjor, jo vet\u00ebm rekomandim. Ligji Nr. 05\/L-020 p\u00ebr Barazi Gjinore k\u00ebrkon integrimin e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e procesit buxhetor. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, zbatimi i BPGj-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlidhur me p\u00ebrkushtimet e Kosov\u00ebs ndaj Objektivave t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht treguesit 5.c.1, dhe standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr menaxhimin financiar publik t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">RrGK u b\u00ebn thirrje institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb t&#8217;i shqyrtojn\u00eb dhe p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebto rekomandime gjat\u00eb finalizimit t\u00eb Buxhetit p\u00ebr vitin 2027, duke siguruar q\u00eb fondet publike t\u00eb adresojn\u00eb nevojat e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb zvog\u00eblimin e pabarazive gjinore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb buxhet i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm gjinor nuk k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb shum\u00eb burime financiare, por nj\u00eb planifikim dhe shp\u00ebrndarje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, transparente dhe efektive t\u00eb fondeve publike. P\u00ebrmes k\u00ebtyre rekomandimeve, RrGK synon t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb buxhet q\u00eb i kthen zotimet p\u00ebr barazi gjinore n\u00eb masa konkrete dhe sh\u00ebrbime q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn e grave dhe vajzave n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs (RrGK) ka d\u00ebrguar letra me rekomandime buxhetore p\u00ebr vitin 2027 n\u00eb pes\u00eb ministri dhe K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, duke k\u00ebrkuar q\u00eb planifikimi dhe ndarja e fondeve publike t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e Buxhetimit t\u00eb P\u00ebrgjegjsh\u00ebm Gjinor (BPGj) dhe t\u00eb adresojn\u00eb nevojat e ndryshme t\u00eb grave dhe burrave, vajzave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3369859,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_FSMCFIC_featured_image_caption":"","_FSMCFIC_featured_image_nocaption":"","_FSMCFIC_featured_image_hide":"","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3369858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3369858"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369858\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3369862,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3369858\/revisions\/3369862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3369859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3369858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3369858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/womensnetwork.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3369858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}