Koordinator/e

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për koordinator/e. Pozita është me orar të plotë. Kjo pozitë tërheqëse përfshin mundësi për të ndikuar në legjislacionin vendor nga perspektiva gjinore dhe për të avokuar që t’i kushtohet vëmendje përfshrijes së barazisë gjinore gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.


Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një letër motivuese dhe 1 referencë (që do të kontaktohet)në kosovawomensnetwork@gmail.com me titull: “Koordinator/e”, deri me 27 shkurt 2024.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Përkushtim dhe interesim për të mbështetur fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë;
  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • Së paku diploma Bachelor në shkenca politike, juridik, marrëdhënie ndërkombëtare, politika publike, apo fusha të ngjashme;
  • Së paku një vit përvojë në koordinim të projektit;
  • Interesim dhe e preferueshme njohuri në proceset e integrimit në BE;
  • Interesim për të integruar perspektivën gjinore në politika publike;
  • Njohuri dhe përvojë me kornizën relevante ligjore të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe proceset vendimmarrëse;
  • Aftësi për prezantim publik;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në shqip dhe anglisht;
  • Preferohet aftësi në të shkruar dhe në të folur në Serbisht;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
  • Ndershmëri, durim dhe aftësi për tu adaptuar lehtë;
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavarur.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Integrimi i perspektivës gjinore në ligjet dhe politikat publike;
  • Monitorimi i procesit të anëtarësimit në BE nga perspektiva gjinore;
  • Të bashkëpunojë ngushtë me zyrtarët, anëtaret e RrGK dhe partnerët për të përgatitur inputet për proceset e cekura më lartë;Në përgjithësi, të jetë përgjegjës/e për koordinimin efikas, efektiv dhe në kohë të të gjitha aktiviteteve të parapara në projekt në bashkëpunim me partneret dhe anëtarët e stafit të RrGK;
  • Të sigurojë që çdo gjë të jetë në përputhshmëri me rregulloren e Politikave të RrGK;
  • Të mbështesë fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë në përputhje me Strategjinë e RrGK-së;
  • Të përgatis raporte, përfshirë takimin me partnerë për të shënuar përparimin e tyre të raportimit, në bashkëpunim të ngushtë me Menaxheren e Programit të RrGK; 
  • Të mirëmbajë dhe të rishikojë databazën e monitorimit dhe vlerësimit të projektit.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.