“Gruaja Bashkëkohore” përfshin gratë më shumë në proceset politike

Me 29 Gusht 2016, ”Gruaja Bashkëkohore” organizoi takimin përmbyllës të projektit “Jo vetëm numër”, projekt i mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). Në këtë takim të pranishme ishin asambleiste nga Komuna e Prizrenit, ligjëruesi Bahri Zeneli nga Akademia e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA), si dhe përfaqësuese nga RrGGK dhe studentë të cilët ishin pjesë e projektit.
     Vajzat e interesuara për t’ju bashkangjitur politikës, kanë pasur mundësinë të takohen me gratë asambleiste dhe të diskutojnë çështje të rëndësishme, përfshirë sfidat nëpër të cilat gratë politikane kalojnë.
     Qëllimi i takimit ishte identifikimi i mënyrave për rritjen e mundësive për gratë dhe vajzat që të kyqen në politikë. Në këtë mënyrë, qeverisja do të përfshijë gra të cilat theksojnë nevojat e grave dhe vajzave që nuk janë të përfshira në politikë.
   Anëtaret e Kuvendit folën për mënyrat e rritjes së numrit të grave në politikë dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre. Njëra nga asambleistet vuri në dukje se në nivel qendror dhe lokal, përqindja e grave në politikë është mjaft e vogël. Pak gra mbajnë pozita udhëheqëse, e edhe ato që kanë janë drejtoresha të shkollave. Asnjë grua nuk ka post të lartë në drejtori, ndërsa në partitë politike nga pesë nënkryetar nuk është asnjë nënkryetare.
    Shumë gra nuk janë aktive dhe nuk e ngrisin zërin e tyre, tha njëra nga asambleistet. Sipas asambleisteve, gratë janë të interesuara të marrin pjesë, por nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga burrat. Sipas  tyre, mungesa e buxhetit mund të jetë një arsye pse pak gra janë të përfshira, prandaj të gjitha aktivitetet e tyre ndërmerren në baza vullnetare.
    Një studente e cila është anëtare e një partie politike, tha se partia nuk bën asgjë për to drejt mbështetjes së punësimit të tyre ose në ndarjen e mjeteve për studentët. Një tjetër studente pyeti se pse gratë nuk po garojnë si kandidate të pavarura. Njëra nga asambleistet u përgjigj se ajo do të kandidonte si e  pavarur, vetëm pasi t’i kishte mbajtur disa takime me gra që do ta mbështesin.
     Në mesin e konkluzioneve ishte që vajzave dhe grave duhet tu jepet më shumë mundësi për tu  kyqur në politikë dhe gratë që tashmë janë në politikë duhet të ngrisin zërin e tyre. Për më tepër, duhet të ketë një linjë buxhetore për forumet e grave.

     Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.