Rreth nesh
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u themelua në vitin 1996, si një rrjet joformal i grupeve të grave dhe organizatave të regjioneve të ndryshme të Kosovës. Që nga fillimi, RrGK u zhvillua në një rrjet që avokon në emër të grave dhe vajzave kosovare, në nivelin lokal, regjional dhe ndërkombëtar. Duke përfaqësuar intereset e 139 organizatave anëtare, përfshirë këtu organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike në mbarë Kosovën, RrGK është një rrjet udhëheqes në mes të organizatave të shoqrisë civile në Kosovë dhe në rajon. RrGK rregullisht bashkëpunon me grupet tjera të grave në rajon si formalisht ashtu edhe joformalisht.
Në vitin 2012 RrGK, me mbështetjen e Kvinna till Kvinna (KtK), themeloi Fondin e Grave të Kosovës, që siguron grante të vogla për organizatat anëtare. Me burime minimale, anëtaret e RrGK-së janë duke inicuar ndryshime të rëndësishme brenda komuniteteve të tyre.
Në 2006, RrGK u bë organizata e parë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare, që adoptoi kodin e mirësjelljes, duke treguar kështu shembull të transparencës dhe përgjegjësisë.
RrGK në bazë të Planit Strategjik, përmban gjashtë programe.