Megjithëse ekzistojnë disa ligje dhe mekanizma institucional drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje, zbatimi i tyre mbetet problematik. Edhe pse ka përmirësim si rezultat i angazhimit të RrGK, në mesin e të tjerëve, perspektiva gjinore ende nuk është mjaftueshëm e përfshirë brenda disa ligjeve, politikave, programeve të qeverisë së Kosovës, dhe procesin e antarësimit në BE. Gratë mbeten pamjaftueshëm të përfaqësuara në politikë dhe në vendimmarrje në nivel lokal dhe qendror.
Strategjia e RrGK-së
Qëllimi afatgjatë i këtij programi është që gratë të marrin pjesë në mënyrë aktive në politikë dhe vendimmarrje në nivel lokal dhe qendror. Objektivat përfshijnë:
- Rritja dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje në nivel lokal dhe qendror sipas Ligjit për Barazi Gjinore (50%).
- Përmirësimi i institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në Kosovë.
- Përmirësimi dhe rritja e pjesëmarrjes së OShCG -ve në procesin e anëtarësimit në BE.
- Përmirësimi i integrimit të çështjeve gjinore në dokumentet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në BE dhe me zbatimin e tyre.
- Përmirësimi i zbatimit të PVGj II.
- Përmirësimi i projektimit të PVGj III, bazuar në mësimet e nxjerra nga PVGj II.
- Përmirësimi i transpozimit të Acquis të BE-së për Barazinë Gjinore në Ligjin e Kosovës.