Vizioni
Visioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) parasheh një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe bëjnë një jetë pa dhunë.
Misioni
Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.
Në drejtim të arritjes së misionit, RrGK ka përpiluar një Plan Strategjik për vitet 2023-2026.
Kjo strategji udhëzon punën e RrGK-së gjatë kësaj periudhe. Strategjia është përpiluar me kontribute nga anëtaret e RrGK-së, Bordi i Drejtorëve, dhe partnere të tjera kyçe si dhe palët e interesuara. Strategjia e RrGK-së detajohet në katër fusha programore:
- Përmirësimi i Barazisë Gjinore përmes Sundimit të Ligjit;
- Jeta pa dhunë me bazë gjinore;
- Fuqizimi Ekonomik i Grave;
- Edukimi që transformon normat gjinore.
Këto u identifikuan nga anëtaret e RrGK-së si fushat kryesore ku RrGK-ja ka nevojë për të përqëndruar vëmendjen e saj në vitet e ardhshme.