Vizioni
Visioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) parasheh një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe bëjnë një jetë pa dhunë.
Misioni
Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.
Në drejtim të arritjes së misionit, RrGK ka përpiluar një Plan Strategjik për vitet 2019-2022.
Kjo strategji udhëzon punën e RrGK-së gjatë kësaj periudhe. Strategjia është përpiluar me kontribute nga anëtaret e RrGK-së, Bordi i Drejtorëve, dhe partnere të tjera kyçe si dhe palët e interesuara. Strategjia e RrGK-së detajohet në gjashtë fusha programore:
- Fuqizimi i Lëvizjes Feministe në Kosovë
- Gratë në Politikë dhe Vendimmarrje
- Shëndeti i Grave dhe Vajzave
- Dhuna në Baza Gjinore
- Fuqizimi Ekonomik i Grave
- Përmirësimi i Qasjes në Edukim Cilësor dhe të Ndjeshëm Gjinor
Këto u identifikuan nga anëtaret e RrGK-së si fushat kryesore ku RrGK-ja ka nevojë për të përqëndruar vëmendjen e saj në vitet e ardhshme.