Të hënën me 17 tetor 2016, në Sheshin Zahir Pajaziti, më shumë se 200 qytetarë nga grupi Feminizmi Shqiptar, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), Grupi i Grave Asambleiste nga Komuna e Gjakovës si dhe individ e aktivistë nga shoqëria civile, kanë protestuar kundër dhunës së ushtruar ndaj një vajze të mitur, nga komuna e Rahovecit. Dhuna e ushtruar ndaj vajzës para oborrit të shkollës së mesme “12 maji”, ka ngritur reagime të shumta për të kundërshtuar atë. Protestuesit kërkuan drejtësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.
Gra, vajza, burra dhe djem protestuan duke mbajtur parrulla me mbishkrime si “mos raportimi i dhunës është krim”, “kërkojmë drejtësi” dhe shumë mbishkrime të tjera që kërkonin t’i jepet fund dhunës. Ata bënë thirrje tek të gjitha institucionet e Kosovës dhe shoqëria kosovare të kundërshtojnë dhunën, me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!
Përmes kësaj proteste, qytetarët kërkuan që institucionet të ushtrojnë detyrën e tyre me profesionalizëm dhe gjithashtu që të gjithë qytetarët të cilët janë dëshmitarë të dhunës ta raportojnë atë.
Për më shumë informata rreth këtij rasti, lexoni këtu:
http://www.womensnetwork.org/documents/20161016134457136.pdf