Me 5 gusht, Ministria e Financave ka arritur të bëjë një hap shumë të rëndësishëm. Kjo ministri ka integruar Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj) në Qarkoret Buxhetore 2016/02 për organizatat qendrore dhe lokale buxhetore, në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore (2015). Me 6 gusht, RrGGK u takua me analistët e buxheteve të ministrisë për të diskutuar se si ata mund t’i këshillojnë organizatat buxhetore në integrimin e BPGj-së në dokumentet e tyre buxhetore.
Si organizator i punëtorisë dhe një nga partnerët më të afërt të RrGGK që ka për synim institucionalizimin e BPGj-së në Kosovë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) i uroj mirëseardhje zyrtarëve që ishin të pranishëm duke i prezantuar agjendën. Alexandra Fehlinger nga GIZ (Udhëheqëse e Projektit, Reformimi i Sistemit të Financave Publike) falenderoj pjesëmarrësit për pjesëmarrje, dhe në mes tjerash u theksoi atyre që “Unë nuk po provoj t’ju bind që BPGj është gjëja më e rëndësishme në botë, por sot dua t’ju tregoj që BPGj do të thotë buxhetim më i mirë – diçka për të cilën Kosova ka nevojë.”
Me të vërtetë BPGj mund të kontribuoj në shpenzime më efektive, efikase dhe transparente nga të cilat do të përfitonin më shumë Kosovarë, përfshirë gratë dhe burrat. Petrit Popova, Udhëheqës i Departamentit për Buxhetimin Komunal, shprehu interesin e tij në këtë temë duke pasë parasysh që është një temë e ndjeshme. Ai sugjeroi disa ndryshime që mund të bëhen brenda buxhetit në mënyrë që të jetë më i barabartë si për burrat ashtu edhe për gratë. Ata, si analistë të buxheteve, duhet të marrin përgjegjësinë për të bërë ndryshimin përmes bashkëpunimit me orgaizatat buxhetore për të integruar këtë.
Pas këtij diskutimi pozitiv, Lukas Fischer nga GIZ (Këshillues; Udhëheqës i Komponentës “Përkrahje për Administratë Tatimore” Reformimi i Sistemit të Financave Publike) dha shembuj të përvojave ndërkombëtare të suksesshme në integrimin e BPGj-së në dokumentet buxhetore. Ai dha shembuj konkret nga Berlini, Austria dhe Andalusia. Sidoçoftë, ai theksoi që nuk mbetet vetëm një mënyrë “për të bërë BPGj-në”, për arsye se ekzistojnë dokumente të ndryshme buxhetore. Prandaj, pjesëmarrësit diskutuan që Kosovës i nevoitet të identifkoj mënyrat më të mira për të bërë BPGj-në bazuar në kornizën ligjore dhe proceset e tjera specifike. Iniciativat pilotuese nga RrGGK në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në Komunën e Kamenicës dhe Komunën e Gjakovës, përkrahur nga GIZ dhe Austrian Development Agency, mund të përdoren si modele se si Kosova të institucionalizojë BPGj-në në të ardhmen.
Nicole Farnsworth dhe Donjeta Morina (RrGGK) vazhduan duke spjeguar
kërkesat e reja ligjore të Kosovës për BPGj-në, se
çfarë përfshinë BPGj-ja, si mund të përkthehet kjo në dokumentet buxhetore qendrore dhe lokale dhe se si është bërë në të kaluarën me organizatat buxhetore të lartëpërmendura në Kosovë. Më specifikisht, ato i’u referuan hapave konkret të ndërmarrura nga Komuna e Kamenicës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale drejt institucionalizimit të BPGj-së.
Pjesëmarrësit kishin pyetje nga të përgjithshmet e deri te ato më specifike se si të përfshijnë informata nga analizat gjinore në kategori të ndryshme ekonomike. Pas disa diskutimeve të zëshme, shumica e pjesëmarrësve u pajtuan që ka nevojë të analizojnë më thellë materialet e prezantuara dhe ndoshta të organizohen diskutime si vazhdimësi e punëtorisë për të shtjelluar më tutje sfidat me të cilat përballen gjatë zbatimit të përgjegjësive të tyre ligjore lidhur me BPGj-në.