BPGJ prezantohet në forumet rajonale mbi buxhetet komunale

 Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor çdo ditë e më shumë po përmendet në takime, prezentime dhe konferenca mbi buxhet dhe financa. 
Andaj me 25, 26 dhe 28 Gusht, Ministria e Financave organizoi tri forume me autoritetet qendrore dhe lokale mbi zhvillimin e buxheteve komunale për periudhën 2016-2018 ku Nicole Farnsworth, Menxahere e Programit dhe Udhëheqëse e Hulumtimeve në RrGGK në emër të Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit (GIZ) prezantoi mbi proceset e buxhetimit komunal. 
   Qëllimi kryesor i këtyre forumeve ishte diskutimi dhe koordinimi i objektivave dhe prioriteteve të buxheteve komunale, si dhe koordinimi i aktiviteteve me ministritë e linjës. 
 Ministri i Financave, z, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij hyrës foli për rëndësinë e transparencës buxhetore si dhe rëndësinë e kursimeve. Ndërsa z. Petrit Popova, drejtor i buxheteve komunale në ministrinë e financave, moderoi diskutimin, dëgjoi brengat e autoriteteve komunale, dhe ofroi pergjigje dhe zgjidhje. “Komunat janë duke pasur vështirësi të mëdha buxhetore këtë vit, sidmos në kategorinë ekonomite të Pagave dhe Mëditjeve”, u shpreh ai. 
   Nicole Farnsworth  informoi pjesëmarrësit mbi BPGJ-në, pasi që BPGJ-ja tashmë është obligim ligjor në që nga fillimi i këtij vit. Znj. Farnsworth u tregoi pjesëmarrësve mbi Ligjin e ri për Barazi Gjinore si the çarkoren buxhetore 20016/02, të cilat bëjnë BPGJ-në obligative. Ajo po ashtu dha shembullin tashmë shumë të përfolur të Komunës së Kamenicës, e cila ka integruar BPGJ-në në dokumente buxhetore në mënyrë të sukseshme. RrGGK shpreson që së shpejti të gjitha komunat e Kosovës do të integrojnë elemente të BPGJ-së në procese dhe dokumente buxhetore. 
  Organizimi i këtyre tri forumeve është mbështetur nga OSBE, ndërsa puna e RrGGK me BPGJ-në mbështetet prej Deutsche Gesellschaft fuer Zusammenarbet (GIZ) dheAustrian Development Agency (ADA).