Me “Ec Shlirë” rrugët e Kosovës më të sigurta

 Sa lirshëm mund të ecim? Që nga sot qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të ecin lirshëm, si të duan me ndihmë të një aplikacioni. Një bashkëpunim mes Girls Coding Kosova, Open Data Kosova dhe Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), solli këtë aplikacion inovativ i cili mund të përdoret në telefona të mençur për të raportuar rastet e ngacmimit seksual. 
    Për ta prezantuar këtë aplikacion tek qytetarët, me 25 shkurt, 2016, u mbajt lansimi i tij në Hotel Sirius. Drejtorja Ekzekutive e RrGGK, Zn. Igballe Rogova, ju uroi mirëseardhje të gjithë pjesemarrësve dhe pastaj vuri në dukje të dhënat nga raporti i fundit që RrGGK ka publikuar për ngacmimim seksual (klikoni këtu për ta lexuar raportin), ku është bërë e qartë se ngacmimi seksual dhe mungesa e raportimit është një çështje e rëndësishme që duhet të adresohen. 
    Poashtu, prezent ishin edhe Ambasadori i Kanadasë në Kosovë, z. Daniel Maksymuik dhe z. Brian Fahey nga Programi për Ngritje Ekonomike të USAID, të cilët kanë mbështetur këtë iniciativë financiarisht. Ambasadori Maksymiuk u tregoi pjesëmmarrësve, se në momentin kur i ka pranuar projeket propozimet në Canada’s Local Initiative Fund, ky ishte më i dalluari sepse ka kombinuar çështje sociale, ndërtimin e raporteve më të forta me autoritetet dhe mbështetjen e vajzave për tu bërë pjesë aktive e sferës ekonomike duke fituar aftësi të reja. Mr. Fahey përgëzoi zhvillueset e këtij aplikacioni duke theksuar që ky aplikacion do të ndihmoj drejt ndërgjegjësimit të qytetarëve, dhe jo vetëm autorët e rasteve të ngacmimit seksual por edhe autoritetet e zbatimit të ligjit. 
    Ndërsa nga Open Data Kosovo, Drejtori Ekzekutiv, z. Georges Labrèche, tregoi arsyen pse ata menduan që ky aplikacion është i nevojshëm në Kosovë. Sipas tij me 75% përdorues të internetit, dhe një shkallë kaq të madhe të papunësisë, Kosova ka mundësi të madhe për të marrë njohuri digjiate dhe për të krijuar mundësi më të mira për të ardhmën. 
    Ndërsa gjatë punës së tij me Girls Coding Kosova, ai rikujoti të ketë menduar “ju keni aftësi të cilat nuk duhet t’i mbani për vetën, ju keni nevojë të tregoni se keni mundësi të jeni pjesë e zgjidhjes së problemeve”. 
    Në fund ishte koha për Blerta Thaçin nga Girls Coding Kosova, të demostrojë se si ky aplikacion punon, sa është i lehtë për t’u përdorur dhe sa i ndihmon përdorueresit në praktikë. “Në ato raste kur keni qenë duke ecur rrugës dhe jeni ndjerë të pashpresë, tani ju keni aplikacionin në telefonin tuaj”. 
   Pasi që ky aplikacion për momentin ofrohet vetëm për platformën Andorid, gjatë pyejteve dhe përgjigjeve, z. Vllazmin Xhiha, nga fondacioni “Unë e Du Kosovën”, përdorues i platformës IOS, shprehu mendimin se ky aplikacion duhet të ofrohet edhe për platformën IOS andaj ai shprehu dëshirën që këtë ide ta prezantoj tek bordi i fondacionit për ta financuar zhvillimin e aplikacionit edhe për IOS platformën. 
Pas lansimit, 30 vajzat të cilat zhvilluan këtë aplikacion me ndihmën e ODK dhe GCK, u çertifikuan për punën e tyre të mrekullueshme.