U mbajt punëtoria mbi të drejtat e grave në pronën e paluajtshme dhe trashëgiminë

Në përputhje me objektivat avokuese të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) për të siguruar të drejtat e grave mbi pronë dhe trashëgimi, punëtoria dy ditore u mbajt në Prizren si pjesë e përpjekjeve për të ngritur kapacitetet e aktivisteve të RrGGK-së mbi kornizën ligjore dhe aspektet sociale të pronës dhe trashëgimisë dhe barazisë gjinore, si dhe mbi mekanizmat institucionale të përfshira në çështjet gjinore.
Gjatë ditës së parë të punëtorisë pjesëmarrëset kishin mundësinë të mësonin më shumë për konventat ndërkombëtare mbi barazinë gjinore dhe aspektet e pronës, si dhe kornizën ligjore kosovare. 
Në ditën e dytë pjesëmarrëset janë informuar mbi mekanizmat ekzistues institucional që mbështesin barazinë gjinore në përgjithësi dhe aspektet e të drejtës së pronës në veçanti.
Punëtoria është organizuar në kuadër të projektit të RrGGK-së mbi “Barazinë gjinore në pronën e paluajtshme” si një aktivitet startues që do të përkrahë aktivistet nga pesë komuna në asistimin e grave për regjistrimin e pronës së tyre. Ky trajnim u mbështet nga projekti PPSE i organizatës Swisscontact, i cili  financohet nga Qeveria Zvicrane në Kosovë.