Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) me 15 qeshor lansoi “Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 03/2016 për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të Përbashkët në emër të dy Bashkëshortëve”, ku morrën pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare të nivelit qendror dhe lokal, të organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, përfshirë edhe përfaqësuesit e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). Ky Udhëzim Administrativ (UA) u miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Mars të vitit 2016.
Të pranishmëve në këtë ngjarje iu drejtuan Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa; z. James Hope, Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë; zn. Edi Gusia, Ud Kryeshefe Ekzekutive në ABGJ; zn. Leonora Selmani, Shefe e Divizionit për Legjislacion në ABGJ; zn. Afërdita Thaçi, Drejtoreshë e Departmentit të Teknologjisë Informative në AKK, zn. Arbena Shehu, Kryetare e Odës së Noterëve; dhe zn. Leonora Sylejmani nga AKK.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga kjo masë afirmative, pasi që zbatimi i saj është kontribut në forcimin ekonomik dhe të përgjithshëm të shtetit” u shpreh Kryeministri Mustafa.
Më tutje, Zn. Sylejmani prezantoi para të pranishmëve “Formularin rreth procedurace për tregjistrimin e pronës së përbashkët”, si dhe për të pranishmit u shfaq edhe videoklipi i realizuar nga ABGJ me mbështetje nga USAID, i cili që nga sot fillon të shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në kuadër të shumë aktiviteteve që do të jenë pjesë e fushatës vetëdijësuese që do të zhvillohet në muajt në vazhdim.
Ky UA, ndër të tjera, rregullon përgjegjësitë e institucioneve në procedurën e regjistrimit të pronës së përbashkët (Neni 5) si dhe liron qytetarët nga tarifa për shërbimin e regjistrimit (Neni 6).
“Që nga muaji Mars 2016, kur ky UA ka hyrë në fuqi, janë inicuar 144 raste për regjistrimin e pronës së përbashkët” citoi ndër të tjera zn. Gusia.
Për RrGGK-në, lansimi i këtij UA bëhet në një kohë shumë të përshtatshme, pasi që RrGGK tashmë ka filluar zbatimin e projektit ku aktivistet e RrGGK po zhvillojnë takime derë më derë në 7 komuna për të përkrahur gratë në regjistrimin e pronës së tyre, projekt ky që po mbështetet nga projekti Promoting Private Sector Employment (PPSE) i organizatës Swisscontact, i cili financohet nga Qeveria Zvicrane në Kosovë, si dhe nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) me përkrahje nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Austrian Development Agency (ADA).
Çdo iniciativë e ndërmarrë nga RrGGK në këtë fushë është në përputhje me objektivat avokuese të saj për të siguruar të drejtat e grave mbi pronë dhe trashëgimi.
Më poshtë mund të gjeni emrat dhe detajet kontaktuese të 12 organizatave anëtare të RrGGK në 7 komuna të Kosovës, të cilat po e zbatojnë këtë projekt:
Prishtinë:
- OJQ Dera e Hapur në Prishtinë; Tel.: 044 124 423, 049 120 544; E-mail: c_opendoor@hotmail.com;
- OJQ Rikotta në Prishtinë (dhe Prevallë); Tel.: 044 429 432; E-mail: p_hajzeri@hotmail.com;
- OJQ Dita në Prishtinë; Tel.: 044 178 135; E-mail: dita.zeneli@hotmail.com;
Gjakova:
- OJQ Femrat Aktive të Gjakovës në Gjakovë; Tel.: 044 188 642; E-mail: f_aktive@yahoo.com, v_rizvanolli@yahoo.com;
Pejë:
- OJQ Alma në Pejë; Tel.: 044 257 443; E-mail: shemsijeseferi2012@hotmail.com, ojqalma@gmail.com;
- OJQ Venera në Pejë; Tel.: 039 423 669, 044 223 418; E-mail: ngo-venera@live.com;
Prizren:
- OJQ Dora Dorës në Prizren; Tel.: 044 216 616, 044 670 067; E-mail: info@doradores.org;
- OJQ Gora në Prevallë; Tel.: 045 260 311, 049 645 496; E-mail: sevda.gora@hotmail.com;
Mitrovicë:
- Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut në Mitrovica; Tel.: 044 165 751, 049 130 365; E-mail: mitrovica.wahr@gmail.com, vetone_veliu@yahoo.com;
Lipjan
- OJQ Flaka në Lipjan; Tel.: 044 375 410; E-mail: melidedushaj@hotmail.com;
- OJQ Parajsa jonë në Babush i Muhaxherëve, Lipjan; Tel.: 044 657 928; E-mail: parajsajone@live.com, vela_sylbija@hotmail.com;
Dragash:
- Iniciativa për integrim të komuniteteve (IPIK) në Brezne, Dragash; Tel.: 044 351 899; E-mail: ojq.ipik@hotmail.com