RrGGK e angazhuar në senzibilizimin e shoqërisë për rëndësinë e regjistrimit të pronës në emër të gruas

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në kuadër të projektit “Prona e paluajtshme dhe barazia gjinore” përkrahur nga PPSE Sëisscontact, dhe në bashkëpunim me Qendrën për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS, dje, ka dhënë shfaqjen “Hisja” në qytetin e Gjakovës gjegjësisht në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. Përmes shfaqjes “Hisja” synohet të paraqitet realiteti i ballafaqimit të grave e vajzave kosovare me vështërsitë e realizimit të drejtës së tyre pronësore. 
    RrGGK në kuadër të këtij projektit synon që të rrisë vetëdijen për rëndësinë e regjistrimit të pronës në emër të gruas; si pronare e vetme, bashkëpronare apo si trashëgimtare e barabartë, për më tepër, projekti parasheh që t’ju ofroj ndihmë ligjore e financiare grave në realizimin e kësaj të drejte. 
    Projekti “Prona e paluajtshme dhe barazia gjinore” përveç shfaqjeve dhe asistencës ligjore e financiare parasheh edhe takime derë më derë me familje në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës me qëllim të senzibilimit të shoqërisë për rëndësinë e realizimit të së drejtës pronësore të gruas.

Ndërsa shfaqjet e ardhshme do të mbahen:
 
PRISHTINË
Datë: 15 Korrik 2016
Ora: 18:00 – 19:15
Vendi: Shkolla fillore “Shkëndija” Fshati Hajvali
 
 
MITROVICË
Datë: 17 Korrik 2016
Ora: 18:00 – 19:15
Vendi: Sheshin “Mehë UKA” përball bibliotekës së Qytetit
 
   
PEJË
Datë: 18 Korrik 2016
Ora: 18:00 – 19:15
Vendi: Teatri i Qytetit “Istref Begolli” Pejë