Julia Mueller-Hellmann, Zyrtare e Politikave Gjyqësore dhe të Drejtave Themelore të Kosovës në Drejtoratin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të vendeve të rajonit në BE, pasi që takoi Iliriana Banjskën nga RrGGK theksoi: "Aah, ju jeni ata që jepni komente në (EU IPA) në lidhje me Dokumentet e Planit të Veprimit".
Në frymën e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSCR) 1325, Bashkimi Evropian (BE) është përkushtuar në promovimin dhe mbështetjen e pjesëmarrjes aktive të gruas në të gjitha proceset e paqes, si dhe përfaqësimin e tyre në vendim-marrje formale dhe joformale në vendet pas konfliktit. Kjo përfshin vendet në Ballkanin Perëndimor që janë aktualisht në të ashtuquajturën fazë e para-pranimit në BE.
Këtë javë, Fondacioni Kvinna till Kvinna organizoi vizitën vjetore në Bruksel për avokim së bashku me përfaqësuesit nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) u përfaqësua nga Iliriana Banjska, e cila gjatë kësaj jave u takua me deputetët e Parlamentit Europian, përfaqësuesit e lartë të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Drejtoratit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të vendeve të rajonit, Zyrën Evropiane të Paqes dhe Çështjet Fokale Gjinore.
Çështjet të cilat u diskutuan gjatë takimeve ishin temat aktuale të çështjeve politike "të larta" duke tërhequr vëmendjen nga çështjet e tjera sociale dhe ekonomike që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve, duke përfshirë barazinë gjinore siç është dhuna në baza gjinore, papunësia e grave dhe numri i ulët i grave në politikë. Po ashtu dhe pamjaftueshmëria e analizës gjinore në dokumentet e rëndësishme siç janë: Raportet e Progresit të Vendit dhe instrumentet financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Pasi që iniciativat avokuese janë realizur, takimi ka pasur ngritjet dhe uljet e saja. BE është një institucion që punëson individët që nuk janë të hapur ndaj çështjeve gjinore dhe të drejtave të grave. Nga ana tjetër, zyrtarët që punojnë në Kosovë, kanë vlerësuar rëndësinë e punës së RrGGK-së në përfshirjen e perspektivës gjinore të bazuar në dëshmi brenda kornizës së procesit të anëtarësimit në BE. Në tërësi, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve me zyrtarët që në të ardhmen mund të bëhen aleatë në ngrtijen e zërit të grave, dhe shtyrjes së Kosovës për tu bërë anëtar i BE-së.