RrGGK mbajti mbledhjen e rregullt të anëtareve

Me 3 prill 2017, u mbajt mbledhja e radhës dymujore e anëtareve të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), ku morrën pjesë rreth 74 përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGGK-së, anëtare të Lobit për Barazi Gjinore në Kosovë, donatorë, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përkrahës të tjerë të RrGGK-së. 
            Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGGK, ndau me të pranishmet informatën që RrGGK ka ndërruar zyret dhe adresa e zyres së re është: Rr. Feriz Blakçori, Kati II, Nr. 8. Një ndër arsyet e ndërrimit të lokacionit të zyreve është edhe ofrimi i mundësisë për çasje të lehtë për personat me aftësi të kufizuara.
Më pas, zn. Rogova ftoj me radhë përfaqësuesit e institucioneve dhe projekteve të tjera që punojnë në fushën e fuqizimit ekonomik të gruas, që të bëjnë prezantimet e punës së tyre dhe mundësive të bashkëpunimit që iu ofrohen anëtareve të RrGGK-së.
Shqipe Dema, Drejtore e Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), foli për Programin për Zhvillim Rural dhe Subvencionet, duke iu ofruar të pranishmeve mundësinë që për çdo pyetje dhe paqartësi të kontaktojnë në: arbedona.spahiu@rks-gov.net; +377 (0)45 353 253; +381 (0)38 200 38 883, si dhe të vizitojnë faqen e internetit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë: http://www.azhb-ks.net/apo në faqen e tyre në Facebook: https://www.facebook.com/Agjencia-p%C3%ABr-Zhvillimin-e-Bujq%C3%ABsis%C3%AB-501164426723868/?fref=ts.
Tutje, Sherife Sekiraça, Zyrtare për Mundësi të Barabarta dhe të Drejta të Fëmijëve, po ashtu nga MBPZhR, foli për mundësitë e barabarta të qasjes së grave në fonde të Ministrisë, duke theksuar që në fillim të vitit 2010, vetëm 4% të përfituesve të këtyre fondeve kanë qenë gra, ndërsa tani janë 32%. Kontakti: sherife.sekiraqa@rks-gov.net.
Më pas, Mirlinda Kusari – Purrini, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Afariste të Gruas SHE-ERA, njoftoi të pranishmet se SHE-ERA përmes shërbimeve të saja ofron këshillime, planifikim të biznesit, përgatitjen e dokumentave për të aplikuar në tender të ndryshëm, ofron strategji marketingu dhe hulumtim të tregut, shërbime të zhvillimit të burimeve njerëzore dhe shërbime të menaxhimit operacional për bizneset e grave sipërmarrëse vendore. Për më shumë informata, vizitoni: http://she-era.org/?page_id=36, apo kontaktoni në +381 (0)390 323 194 dhe wsheera@gmail.com.
Alida Muhaxhiri, Fasilitatore e Sektorit të Tregut në Promoting Private Sector Employment (PPSE) Swisscontact, prezantoi punën e PPSE në fushën e turizimit dhe atë të përpunimit të ushqimit (për më shumë informata vizitoni: http://ppse-kosovo.org/sq/). Ajo prezantoi edhe platformën Fuqizimi Ekonomik i Gruas – Udhëzuesi për Biznese, e cila është një platformë online e zhvilluar specifikisht për listimin e bizneseve në Kosovë, të cilat janë në pronësi dhe/ose në bashkëpronësi të grave. Udhëzuesi për Biznese gjithashtu vë në pah problemet e grave në biznes dhe ofron informacione të nevojshme lidhur me grantet, tenderët, mundësitë e punësimit etj. (për më shumë informata vizitoni: http://www.weekosovo.biz/sq).
Vlora Elshani, Menaxhere e Projektit foli për mundësitë që ofrohen përmes projektit Integrated Territorial Development 2 (InTerDev 2). Për më shumë informata vizitoni: http://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/operations/projects/poverty_reduction/Interdev.html dhe http://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/library/poverty/interdev-2-snapshot–2017-2020-.html apo kontaktoni në: vlora.elshani@undp.org dhe +386 (0)49 171 528.
Luarza Muhadri, Menaxhere e Projektit Rural Economic Sustainability Initiative (RESI), foli për këtë projekt i cili ka për qëllim të kontribuojë në një zhvillim rural ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës, si dhe në krijimin e të ardhurave dhe vendeve të punës në komunat e Prishtinës, Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut. Për më shumë informata vizitoni: www.resi-ks.org apo kontaktoni në +381 (0) 38 222 435/243 546 dhe info@resi-ks.org.
Bernandina Krasniqi, përfaqësuese e Fondacionit Fondi për Zhvillim Lokal (LDF) informoi se LDF ka për qëllim promovimin e zhvillimit regjional të integruar dhe të qëndrueshëm në Sektorin e Bujqësisë duke forcuar strukturat lokale ekzistuese dhe potenciale. Për më shumë informata, vizitoni http://ldf-ks.org/sq/sq/rreth-ldf-se/historiku/ apo kontaktoni në: + 377 (0) 44 47 98 77.
Elena Lau, përfaqësuese e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, njoftoi mbi dy projektet e përkrahura nga GIZ: Competitiveness of the private sector in rural areas (COSiRA) dhe Youth, Employment and Skills (YES). Për më shumë informata, vizitoni: https://www.facebook.com/CoSiRAKosovo/?hc_ref=PAGES_TIMELINE dhe https://www.facebook.com/YESKosovo/?hc_ref=PAGES_TIMELINE&fref=nf.
Mes tjerash, Fatime Gërxhaliu nga Qendra Kosovare për Rehabilitim të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) informoi të pranishmet që me 29 mars, QKRMT së bashku me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG) në Drenas kanë hapur një dyqan, ku përmes shitjes së produkteve artizanale synon krijimin e të ardhurave për gratë viktima të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, duke i fuqizuar ekonomikisht ato.
Pas prezantimeve, të pranishmet votuan për përzgjedhjen e 3 anëtareve të reja të Komisionit për Shqyrtimin e Granteve në Fondin e Grave të Kosovës (FGK). Në fletëvotime ishin të listuar të gjithë emrat e nominuar nga vetë anëtaret e RrGGK-së. Anëtaret e reja që iu shtuan Komisinot për Shqyrtimin e Granteve janë: Sanije Grajçevci, Drejtore Ekzekutive e OJQ Aureola (14 vota) dhe Zana Hoxha Krasniqi, Drejtore Ekzekutive e Qendres Artpolis (9 vota), si dhe Valdete Idrizi, Drejtore e Platformës CiviKos (19 vota).
Mbledhja e ardhshme e anëtareve të RrGGK do të mbahet me 17 qershor. Ky aktivitet është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.