Kumtesë për media_RrGK mirëpret dënimin me burgim të përjetshëm
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mirëpret Vendimin e Gjykatës së Apelit për të denuar me burgim të përjetshëm Pjetër Nrecaj, për vrasjen brutale të bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Me datë 19 nëntor 2018, Gjykata Themelore në Gjakovë kishte denuar Z. Nrecaj me vetëm 24 vite burgim.
Para vrasjes së bashëkshortes dhe vajzës së tij, Z. Nrecaj kishte ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij, siç raportohet në polici. Më parë, në një seancë të veçantë gjyqësore, Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte dënuar me një vjet burg për dhunë kundër saj. Pesë orë para vrasjes, viktima kishte raportuar në polici në Gjakovë se kishte marrë kërcënime nga z. Nrecaj.
Pas vendimit të Gjykatës Themelore me vetëm 24 vjet burgim, aktivistët e të drejtave të grave dhe disa qytetarë shprehën shqetësim përmes medias dhe medias sociale lidhur me dënimin e lehtë, të cilin ata nuk e konsideronin të duhur marrë parasysh këto rrethana rënduese.
Këto reagime mundësuan një seri protestash rreth Kosovës, gjatë së cilave qindra burra, gra dhe të rinj e të reja u ngritën në zemërim lidhur me rastin, duke kërkuar drejtësi. RrGK ishte një prej organizatorëve dhe përkrahësve të këtyre demonstratave, gjithashtu RrGK ka bashkëpunuar ngushtë me mediat për të kërkuar drejtësi në këtë rast.
Sipas një njoftimi për shtyp të qarkulluar nga mediat sot, Gjykata e Apelit ndryshoi Aktgjykimin, duke ri-kualifikuar krimin si “Vrasje e Rëndë” dhe duke vërejtur se Gjykata Themelore nuk ka marrë parasysh rrethanat rënduese.
RrGK beson se ky vendim dërgon një mesazh të fortë dhe të rëndësishëm për personat që do të konsideronin ushtrimin e dhunës ndaj grave. Një dhunë e tillë nuk do të tolerohet nga shoqëria kosovare dhe ata do të marrin drejtësi për krimet e tyre.
“Është një shenjë se kriminelët më në fund po marrin drejtësinë që ata meritojnë”, tha Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK.
Dënimi është në përputhje me atë që RrGK e ka theksuar gjatë, duke përfshirë edhe disa raporte: të rëndohen dënimet për autorët e dhunës ndaj grave.
RrGK rikujton që çdo formë dhune e kryer ndaj grave përbën një vepër penale, në përputhje me Kodin Penal të Kosovës. RrGK qëndron përkrahë të gjitha grave që kanë pësuar një krim të tillë të tmerrshëm.
Për më tepër, RrGK dënon fuqishëm aktet e tilla të dhunshme si shkelje të të drejtave të grave dhe bën thirrje për dënime të vazhdueshme të rënda për kryerësit e këtyre akteve.