Organizata e Personave me Distrofi Muskulore të Kosovës (OPDMK) mbajti më 24.07.2025 një punëtori në Komunën e Fushë Kosovës, në kuadër të projektit “Përmirësimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për të rritur qasjen në mbrojtje sociale cilësore për gra dhe burra të ndryshëm”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, në partneritet me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) dhe Ruka Ruci.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit thelluan njohuritë e tyre mbi Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) dhe Ligjin Nr. 08/L-255 për Shërbime Sociale dhe Familjare, duke fituar aftësi praktike për përfshirjen e perspektivës gjinore në proceset e buxhetimit dhe politikëbërjes. Ky aktivitet synoi të fuqizojë rolin e shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse dhe cilësore për të gjithë qytetarët.