Të nderuar,
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon ofertë për akomodimin e dy grupeve prej afërsisht 30 personash secili në Durrës, për dy retreat-e që do të mbahen në dy periudha të ndara: 5-7 qershor 2026 (2 netë) dhe 12-14 qershor (2 netë), me shërbim Full Board dhe sallë konference.
Ju lutemi na dërgoni ofertën tuaj më të mirë, e cila duhet të përmbajë të gjitha elementet sipas specifikimeve më poshtë për të dy retreat-et:
Akomodimi:
- 30 dhoma teke (single)
Ushqimi (Full Board):
Për secilin retreat:
- Dita 1: Drekë dhe darkë
- Dita 2: Mëngjes, drekë, darkë
- Dita 3: Mëngjes
- Ujë/pije dhe kafe gjatë gjithë qëndrimit
- Ushqimi duhet të përfshijë opsione për ushqim vegjetarian, vegan, pa gluten, halal, etj.
Salla e konferencës:
- Kapacitet: 30 persona (teatër) për pasditen dhe mbrëmjen e ditës së parë dhe gjithë ditën e dytë të secilit retreat
- Pajisje (opcionale: ju lutem tregoni nëse janë të disponueshme dhe koston për secilën): projektor, sistem audio, internet Wi-Fi për të gjithë pjesëmarrësit.
Ju ftojmë të paraqisni ofertën tuaj në përputhje me dosjen e tenderit të bashkëngjitur. Oferta duhet të përmbajë:
- Letër motivimi dhe Deklaratë Nderi (Forma 4).
- Ofertë me shkrim (Forma 5.1), dhe
- Ofertë Financiare (Forma 5.2).
Ju lutem, dërgoni ofertën tuaj në: procurement@womensnetwork.org me titull: “Oferta – Hotel & Konferencë”.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 28 maj, ora 17:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!