Tringa Kasemi

Tringa Kasemi është aktiviste me mbi 15 vite përvojë në shoqërinë civile, me fokus në të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe përfshirjen e komuniteteve. Ajo ka udhëhequr dhe zbatuar iniciativa që fuqizojnë gratë, rrisin pjesëmarrjen qytetare dhe mbështesin grupet e margjinalizuara. Në vitin 2023, themeloi organizatën “Qendra për Barazi dhe Drejtësi”, përmes së cilës vazhdon angazhimin e saj për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.