Me 25 prill, Austrian Development Agency (ADA) organizoi një trajnim mbi barazinë gjinore për tteth 20 përfaqësues të projekteve dhe programeve që ajo i mbështetë, përfshirë edhe përfaqësuesen e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK).
Domosdoshmëria për këtë trajnim lindi bazuar në faktin që ADA synon që të “sigurojë pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në të gjitha projektet dhe programet e saj, duke ndryshuar normat dhe praktikat diskriminuese shoqërore dhe sociale: Gratë dhe burrat duhet të kenë çasje të njëjtë në arsimim dhe burime, përfshirë pronësinë e tokës, të ardhurat dhe kapitalin”. Përfshirja e përspektives gjinore si tërësi luan një rol shumë të rëndësishëm në projektet dhe programet e ADA-s.
Në të njëjtën kohë, trajnimi ishte në përputhje me miratimin e Përfundimeve të Këshillit të Evropës mbi Planin e Veprimit për Barazi Gjinore (2016-2020). Ky plan synon të promovojë barazinë gjinore, e cila është obligative për bashkëpunim ndërkombëtarë në Bashkimin Evropian (BE): aplikohet për shtetet anëtare të BE-së, the Drejtorati Gjeneral për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR), the Zyrën e Komunitetit Evropian për Ndihmë Humanitare (ECHO) dhe Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).
Agjenda e trajnimit përfshinte informata mbi konceptet kryesore gjinore; sigurimi i cilësisë gjinore dhe kërkesat minimale të ADA-s; vijimësinë e gjinisë; kërkesat specifike sipas sektorit të Planit të Veprimit për Barazi Gjinore 2016-2020; si dhe punën grupore mbi kornizën e Monitorimit & Vlerësimit të projekteve ekzistuese të ADA-s.
Pjesëmarrësit e vlerësuan trajnimin si shumë të mirë dhe të nevojshëm, pasi që iu jep informata të rëndësishme për punën e tyre të përditshme.
“Ne tashmë raportojmë në indikatorë që lidhen me barazinë gjinore, por tani kemi njohuri më të qarta mbi konceptet gjinore, si dhe e dimë më mirë rrugën nëpër të cilën kalon raportimi ynë derisa të arrijë në raportet e BE-së,” tha një nga pjesëmarrësit.
Duke pasur parasysh faktin që bashkëpunimi ndërkombëtarë luan rol të çmueshëm në ndaljen e diskriminimit gjinor dhe zbatimin e të drejtave të grave dhe vajzave, trajnimi është një shembull i mirë për shtetet tjera anëtare të BE-së Evropian lidhur me përfshirjen e përspektives gjinore, dhe raportimit mbi indikatorët gjinorë.