Mbrëmë në TruAktiv Talks dy aktivistet për Barazi Gjinore, Igballe Rogova dhe Adelina Tërshani ndan përvojat e tyre si gra të përkushtuara ndaj luftës kundër patriarkatit. Ato rrëfyen shumë histori personale të sfidave dhe mënyrave të cilat ato i kanë përdorur për të kërkuar të drejtat e grave nëpër vite. Këto histori vinin në pah dallimin e aktivizmit feminist në Kosovë ndër gjenerata i cili si qëllim final gjithmonë kishte trajtimin e barabartë të grave dhe burrave në shoqëri.
Pas diskutimit mbi përparimin e lëvizjes feministe në Kosovë, që nga mobilizimi i grave për ti kërkuar të drejtat e tyre deri tek bashkangjitja e djemve dhe burrave në këtë kauzë, mesazhi kryesor ishte që më në fund të arrihet solidariteti mes grave feministe në Kosovë.
E veçanta e gjithë organizimit ishin fytyrat e reja të cilat kishin ardhur për të dëgjuar historitë e dy aktivisteve, dhe jo njerëzit e zakonshëm pjesëmarrës të këtyre aktiviteteve.