Anëtaret diskutojnë Fondin e Grave në mbledhjen e shkurtit

Me 2 shkurt RrGGK organizoi takimin e rregullt te anëtareve të RrGGK, në këtë mbledhje u diskuta Komisioni për Shqyrtimin e Granteve dhe informatat lidhur me Fondin e Grave të Kosovës (FGK). 
Në këtë takim morrën pjesë më shumë se 60 pjesëmarrëse nga organizatat anëtare të RrGGK-së, anëtare të Bordit, të organizatave ndërkombëtare dhe partnerët e RrGGK.
    Gjatë pjesës së parë të takimit u votua një anëtare e RrGGK si anëtare e re e  Komisionit për Shqyrëtimin e Granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK).
     Votimi u bë me parimin: 1 organizatë anëtare e RrGGK = 1 votë.  Sipas votave, rezultoi që Feride Rushiti u përzgjodh si anëtare e re e Komisionit për Shqyrtimin e Granteve të RrGGK-së.
Ndërsa në pjesën e dytë Mimoza Paçuku Menaxhere e FGK në gjatë takimit shpjegoi detajisht Thirrjen për Aplikim për Raundin e 7-të të FGK e cila do të jetë e hapur deri më 26 shkurt 2015, ora 17:00. Duke pasur parasysh që në këtë raund, për herë të dytë në historikun e FGK, anëtaret e RrGGK do të kenë mundësinë të aplikojnë për dy lloj grantesh: 1). Grant Avokimi Individual për një Organizatë, dhe 2). Grant Avokimi në Partnership për Ndryshim, atëherë Menaxherja e FGK iu shpjegoi të pranishmeve detajisht se si duhet të plotësohen aplikacionet përkatëse. Për të shkarkuar Thirrjen e Plotë për Aplikim dhe aplikacionet përkatëse për dy llojet e granteve të FGK-së, ju lutem klikoni këtu. 
FGK përkrahet nga Komisioni Evropian dhe Austrian Development Agency (ADA).