Në kuadër të iniciativës për “Fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile të udhëhequra nga gratë në Kosovë”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me 19 shkurt RrGGK organizoi trajnimin për Avokimin Efektiv, ku pjesëmarrëset patën mundësi t’i rishikojnë elemetent e cikltit të avokimit, si dhe të diskutojnë për metodat praktike për zhvillimin e strategjive avokuese me të cilat organizatat anëtare mund të aplikojnë në Fondin e Grave të Kosovës (FGK).
Në pjesën e parë të punëtorisë anëtaret diskutuan për rëndësinë e avokimit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave, dhe pastaj rishikuan ciklin e avokimit.
“Gjatë kësaj punëtorie ne patëm mundësi të rishikojmë ciklin e avokimit dhe unë pata mundësi të mësoj më shumë se si t’i identifikojmë problemet gjatë ciklit të avokimit,” u shprej një pjesëmarrëse.
Ndërsa në pjesën e dytë pjesëmarrëset u ndanë në grupe për të krijuar strategji për avokim efektiv duke prezantuar planet strategjike të avokimit.