Avokimi është një proces aktiv gjatë të cilit ne përpiqemi të ndryshojmë një politikë apo ligj, duke synuar institucionet relevante dhe duke përfshirë qytetarët në ndryshimin e gjërave që ne dëshirojmë t’i ndryshojmë.
RrGK ka shtyer shumë çështje përpara përmes avokimit, duke reallizuar fushata të ndryshme, fjalime publike, hulumtime etj.
Për të pasur një avokim të suksesshëm është e rëndësishme të krijohet një strategji avokuese efektive. Gjatë mentorimeve, anëtaret e RrGK kanë kërkuar të mësojnë më shumë për avokimin efektiv me qëllim që ato në të ardhmen të krijojnë strategji avokuese efektive.
Andaj, me 18 korrik, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë, RrGK mbajti punëtorinë “Avokimi Efektiv”, ku morrën pjesë mbi 20 përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGK.
Në këtë punëtori të udhëhequr nga Nicole Farnsëorth, Menaxhere e Programeve në RrGK, u diskutua për avokimin efektiv, duke i kushtuar rëndësi rishikimit të ciklit të avokimit, analizës së situatës dhe problemit, analizës së objektivës etj.
Në këtë punëtori të udhëhequr nga Nicole Farnsëorth, Menaxhere e Programeve në RrGK, u diskutua për avokimin efektiv, duke i kushtuar rëndësi rishikimit të ciklit të avokimit, analizës së situatës dhe problemit, analizës së objektivës etj.
Ndërsa, në pjesën e dytë të punëtorisë, anëtaret u ndanë në grupe të ndryshme, ku me ndihmën e stafit të RrGK filluan të bëjnë analizën e problemit dhe pastaj filuan të draftojnë strategjitë e tyre për qëllimet e tyre avokuese ekzistuese.
Kështu, grupi për të drejtat pronësore dhe trashëgimore të grave analizoi problemet me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat në gëzimin e të drejtave të tyre që nga mentaliteti patriarkal, mosinformimi e deri te problemet me (mos) zbatimin e ligjit. Më pastaj, ato propozuan alternativa dhe zgjidhje konkrete për të cilat do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë që gratë dhe vajzat në Kosovë të gëzojnë të drejta të barabarta në pronë dhe trashëgimi.
E njëri ndër grupet punuese në punëtorinë “Avokimi Efektiv” punoi në krijimin e një strategjie për përkrahjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, gjegjësisht të ri-integrimit të tyre në shoqërinë tonë. Kjo strategji përfshinte aktivitete që synojnë fuqizimin ekonomik të këtyre grave, përmes ndarjes së reperacioneve nga shteti për to, pastaj trajnimin profesional të tyre e deri tek (vet)punësimi i tyre, si mënyra për të ndihmuar ri-integrimin e tyre në shoqëri. Poashtu, në kuadër të strategjisë u përfshinë edhe fushatat vetëdijësuese me qëllim të ndërrimit të mentalitetit të shoqërisë tonë, që të përkrahin këto gra dhe të mos i fajësojnë ato për krimin që është kryer ndaj tyre.
“Unë jam një studente e cila veç sa ka filluar të kryej praktikë në njërën prej organizatave të specializuara në punën me gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, organizatë kjo anëtare e RrGK. Mirëpo, kjo punëtori më ka dhënë një ide të qartë për ciklin (rrethin) e avokimit; analizën e grupeve të interesit dhe situatës, problemit e objektivave, dhe kështu mendoj që kam fituar njohuritë fillestare se si krijohet një strategji avokuese,” u shpreh njëra nga pjesëmarrëset në punëtori.
Ndërsa te grupi i projekteve për ngritjen e kapaciteteve të grave fermere në zona rurale u draftuan disa pjesë të strategjisë së avokimit, si përpilimi i “pemës” së problemit, “pemës” së vizionit, analizës së palëve të interesit dhe planit të veprimit për avokim. Grupi vendosi që avokimi për problemin e mospërfaqësimit të grave të zonave rurale në bujqësi, duhet të bëhet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për metoda më të mira të informimit për grantet dhe subvencionet e ofruara; në Ministrinë e Drejtësise (MD), për vetëdijesim më të mirë të grave për të drejtat e tyre në pronë dhe trashëgimi; në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MzhE), për mbështetje sa i përket trajnimeve dhe këshillave për krijimin dhe zhvillimin e mikrobizeneseve; dhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht në Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), për metoda informimi më efektive për grantet që i ofrojnë për gratë në biznes. Grupi, po ashtu vendosi që avokimi duhet të bëhet paralelisht edhe në nivel lokal, në komunat përkatëse, varësisht prej secilit projekt.
Pas punëtorisë anëtarët vetëm kishin krijuar strategjitë e tyre avokuese për të zbatuar ato në iniciativat e tyre gjatë këtij viti.
Kjo punëtori u mbështet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.