Anëtaret

Bëhu pjesë e lëvizjes!

Ne, Rrjeti i Grave të Kosovës, ftojmë të gjithë, pa dallim moshe, prejardhjeje apo komuniteti, të angazhoheni aktivisht në forcimin e lëvizjes feministe në Kosovë. Ne besojmë se sa më shumë njerëz të përfshihen, aq më shumë zëra do të dëgjohen dhe ndryshimi i vërtetë do të ndodhë. Ky është momenti për t’u bërë bashkë, për të sfiduar pabarazinë dhe për të ndërtuar një shoqëri ku barazia gjinore nuk është vetëm një synim, por një realitet.

Përmes Programit tonë të Vullnetarëve, ne ofrojmë një hapësirë për të mësuar, avokuar dhe vepruar. Qoftë si hulumtues, aktivistë, studentë apo thjesht dikush që ka pasion të drejtat e njeriut, përfshirja juaj mund të sjellë ndryshim. Duke u bërë pjesë e jona, do të keni mundësinë të fitoni aftësi të reja, të kontribuoni në hulumtime dhe të thelloni njohuritë tuaja mbi sfidat me të cilat përballen gratë në Kosovë, si dhuna me bazë gjinore, pabarazia ekonomike dhe diskriminimi sistematik.

Gjatë viteve, kemi angazhuar të paktën 392 vullnetarë të ndryshëm nga Kosova dhe më gjerë, duke i fuqizuar ata me mjetet e nevojshme për t’u bërë zë i ndryshimit. Tani, po e zgjerojmë këtë lëvizje dhe kemi nevojë për ju! Së bashku, mund të ndërtojmë një lëvizje feministe më të fortë dhe gjithëpërfshirëse – një lëvizje që fuqizon zërat, ndikon në politika dhe hap rrugën për një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë.

Programi ynë i Vullnetarëve gjithashtu ofron mundësi për të zhvilluar ose përmirësuar aftësitë në hulumtim dhe punë të tjera për të drejtat e grave. Për më tepër, ne mbulojmë shpenzimet që lidhen me vullnetarizmin.

Nëse jeni të interesuar të bëheni vullnetarë në RrGK ose dëshironi të dini më shumë informacione mbi Programin tonë të Vullnetarëve, ju lutemi na kontaktoni në info@womensnetwork.org, duke bashkëngjitur CV-në tuaj, orët që i keni në dispozicion dhe fushat në të cilat dëshironi të angazhoheni.

Ky është shansi juaj për t’u bërë pjesë e diçkaje më të madhe. A do të na bashkoheni?

    Ju lutemi zgjidhni një opsion:
  • Ju lutemi specifikoni fushën e studimit:
  • Add a new row
    Ju lutemi listoni universitetin/et ku keni kryer studimet:
    Ju lutemi shënoni përvojën dhe aftësitë tuaja (shënoni të gjitha që aplikoni):
  • Ju lutemi shkruani shkurtimisht arsyet ose interesat tuaja për punë vullnetare në RrGK:
    Ju lutemi specifikoni numrin e orëve që mund të dedikoni në javë:
    Ju lutem specifikoni se në cilat ditë të javës do të punoni nga zyrja dhe në cilat ditë nga shtëpia:

  • Data e Fillimit:
  • Data e Përfundimit:
  • Ju lutemi jepni datën kur po aplikoni:
    Ju lutemi shënoni të gjitha që aplikoni:
  • (ju lutem specifikoni)
  • Ju lutemi jepni datën e kontaktit të fundit:
  • Ju lutemi jepni emrin e punërorës së RrGK:
    Ju lutem na njoftoni nese dakordoheni që emri juaj të vendoset në website tone, dhe në raportin vjetor si vlerësim i kontributit tuaj për RrGK?