Igballe Rogova, Drejtoreshë Ekzekutive e RrGGK-së ndanë informata me anëtaret e rrjetit.

Anëtaret Takohen për Mbledhjen e Rregullt

Rreth 75 persona morrën pjesë në Mbledhjen e Rregullt të RrGGK-së më 4 shkurt 2013. Pjesëmarrësit përfshinin organizata anëtare të RrGGK, donatorë, anëtarë të bordit dhe mbështetës të tjerë.

Mbledhja filloi me një përshëndetje nga Kryetarja e sapo zgjedhur e Bordit të RrGGK, Ariana Qosaj Mustafa. “Faleminderit të gjithëve që më keni dhënë mundësinë të kontribuojë në lëvizjen e grave,” tha ajo. Ajo falëndëroi Elmaze Gashin për kontributin e saj si Kryetare e mëparshme e Bordit prej 2011-2012.
  
Pastaj Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje ndau informatën për Javën e Gruas, të Organizuar nga National Democratic Institute (NDI). Rreth 100 gra që përfaqësonin parti politike, institucione dhe OJQ morrën pjesë. NDI poashtu planifikoi të organizoi Akademinë e Grave për Udhëheqje në vitin 2013; 30 pjesëmarrëse do të përzgjidhen për të marrë pjesë në akademi.
   
Drejtoresha Ekzekutive e RrGGK Igballe Rogova falënderoi Kvinna till Kvinna (KtK) për besimin dhe mbështetjen për krijimin e Fondit të Grave të Kosovës nga RrGGK dhe për vazhdimin e mbështetjes së tyre në vitin 2013. “Poashtu do të doja të falënderoja anëtaret e RrGGK-së që kanë fituar grante dhe sollën rezultate të suksesshme; dhe anëtaret e RrGGK-së që nuk morrën grante, por që treguan mirëkuptim,” tha ajo. Ajo theksoi se përmes Fondit të Grave të Kosovës RrGGK “jo vetëm ndihmon organizatat financiarisht, por gjithashtu iu ofron trajnim atyre për të ngritur kapacitetet e tyre, bazuar në nevojat që kanë.”
  
Koordinatorja e Projektit në RrGGK Albertina Binaku ofroi informata të detajuara për raundet e planifikuara të Fondit të Grave të Kosovës për vitin 2013. “Të gjitha anëtaret morrën mbështetje në shkrimin e projekt propozimeve përmes punëtorive dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në vitin 2013 në mënyrë që ato të mund të shkruajnë projekte më të mira,” tha ajo.
   
Koordinatorja për Marrëdhënie me Publikun në RrGGK Nertila Qarri pastaj njoftoi për ndryshimet e bëra në uebfaqen e RrGGK-së, që tani përfshinë një sektor me informata për anëtaret tona dhe Fondin e Grave të Kosovës. Ajo theksoi se RrGGK vazhdon të përdorë rrjetet sociale për të ndarë informatat (Ju lutem vizitoni Faqen e Facebook-ut, Grupin e Facebook-ut të RrGGK; dheUebfaqen e re (www.womensnetwork.org) për të ndarë informacionet mbi fondin e grave.
   
Pasi që RrGGK dhe anëtaret e saj kanë krijuar një traditë vjetore të organizimit të një proteste për të shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Igballe Rogova hapi diskutimin lidhur me atë se si të shënohet kjo ditë në vitin 2013. Pjesëmarrësit vendosën që tema e avokimit këtë vit do të jetë çasja e grave në sistem shëndetësorë kualitativ, dhe se qytetarët do të ftohen të dhurojnë gjak si një kontribut për kushtet e vështira të sistemit shëndetësorë në Kosovë. Ata vendosën të mbajnë këtë aksion më 8 Mars, në orën 12:00 në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Informatat e tjera të ndara përfshinin:

• RrGGK do të organizojë një Gala Mbrëmjë duke përfshirë edhe aktore dhe këngëtare të famshme ku njerëzit do të ftohen të mbështesin
  punën e RrGGK. Ghithashtu do të performojë edhe anëtarja e RrGGK-së, Kori i Grave Lira.

• Përmes Gjykatës Regjionale të Grave, një çasje feministe ndaj drejtësisë, gratë aktiviste në Kosovë dhe regjion, vazhdojnë të ngrisin
  zërat e tyre, duke kërkuar drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës. Si pjesë e kësaj iniciative regjionale, ishte krijuar një Gjykatë jozyrtare 
  e Grave si një formë tribunali ku gratë kanë hapësirë për të treguar ngjarjet e tyre personale.

• “Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA” në Prishtinë vazhdon të organizojë aktivitete për të ngritur vetëdijen në mesin
  e grave dhe institucioneve për këtë çështje.

• Qendra e Gruas Liria në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit dhe Grupin Formal të Grave ka krijuar një mekanizëm
  koordinues lidhur me dhunën në familje. Grupi ka filluar draftimin e një strategjie për të mbështetur financiarisht strehimoren në
  Komunën e Gjilanit, në mënyrë që ajo të ketë një fond të qëndrueshëm për të ofruar shërbime për viktimat e dhunës familjare në vitin
  2014.

• Shoqata për Femrat me Aftësi të Kufizuara “Femrat për Femra” njoftoi anëtaret se Plani i Veprimit për Barazi Gjinore është aprovuar në
  Prizren. Ata janë duke krijuar një grup monitorues për të përcjellë implementimin e tij.

• Fondacioni për Edukim dhe Zhvillim implementoi një projekt në Komunën e Novobërdes në vitin 2012, përmes të cilit ata hapën një  
  dyqan ku gratë punojnë dhe shesin produktet e tyre, përfshirë punëdore të ndryshme dhe reçela. Ajo kërkoi që anëtaret që kanë makina |
  për qepje të cilat nuk po i përdorin, t’i dhurojnë ato për këto gra në nevojë.

• “ATO” në Vushtrri implementoi dy projekte të suksesshme në vitin 2012, njëri për edukimin dhe tjetri për shëndetin, përfshirë edhe
  shëndetin reproduktiv.

• “Hendifer” ofron shërbime për femra. Ata punojnë në baza vullnetare dhe kanë më shumë se 1,600 anëtare, si dhe 45 vullnetare.

• Lidhja e Gjallë e Kosovës tha që puna e tyre në vitin 2012 u koncentrua në edukimin shëndetësor, të cilën do ta vazhdojnë edhe në 2013.
   Për më shumë, këtë vit ata kanë filluar një iniciativë të re, të quajtur “Loja e Shëndetit”; një grup i grave dhe një i fëmijëve janë krijuar.

RrGGK poashtu informoi anëtaret se ato do të duhet të fillojnë të paguajnë pagesën vjetore të anëtarësimit në shumë prej 20 €. Poashtu, duke filluar nga viti 2013, RrGGK do të paguajë transportin për vetëm një person nga një organizatë dhe vetëm për organizatat në kushte të vështira financiare. Kjo sepse me 100 anëtare, shpenzimet e transportit janë rritur konsiderueshëm dhe është vështirë për RrGGK-në që të vazhdojë t’i mbulojë ato për të gjitha anëtaret e saj. RrGGK kërkon mirëkuptimin e anëtareve në kontributin për rrjetin duke ndihmuar në mbështetjen e këtyre shpenzimeve.

Mbledhja e radhës e anëtareve të RrGGK-së do të mbahet më 8 Prill 2013. Anëtaret mund të dërgojnë informatat për aktivitetet e tyre në info@womensnetwork.org për përfshirje në buletinin mujor të RrGGK, Zëri i Grave Kosovare.