Rreth 500 filma të cilët kanë aplikuar nga 120 vende të Botës, vendor dhe ndërkombëtar, janë përzgjedhur 40 filma të shfaqën gjatë festivalit 3 ditor.
Art Without Limit International Film Festival edicioni i parë u mbajt me datat 28, 29, 30 shtator 2020, dhe është i vetmi festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët u shfaqën, kanë si temë personat me nevoja të veҫanta.
Në bazë të shikimeve online 6000 persona nga gjithë bota kanë prcjellë festivalin e filmit. Numri i përfituesve indirekt (rritje e vetëdijësimit dhe ndarje e informatave) ka qenë dukshëm i madh, duke marrë parasysh se realizimi i saj u shoqërua me disa paraqitje televizive.
“Filmat e këtij festivali trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës se personave të cilëve edhe u dedikohet festivali.” tha Ganimete Sava, drejtore ekzekutive e AwL.
“Ndryshe, festivali ishte paraparë të mbahet në ‘Kino Armata’ në Prishtinë, por për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit do të mbahet online ne uebfaqen e “AwL” shtoi ajo.
Filmat me mesazhe edukative dhe vetëdijësuese janë shfaqur në dy institucione edukative-arsimore, si në Qendrën Burimore Për Mësim Dhe Këshillim “Përparimi” Prishtinë (shkollë e dedikuar për fëmijë me dëmtime të rënda dhe të shumëfishta intelektuale) dhe në The British School of Kosovo.
115 nxënës mësuan dhe kuptuan edhe më shumë realitetin se edhe njerëzit me aftësi të kufizuara janë pjesë e shoqërisë dhe mund të jenë kontribues të barabartë të shoqërisë, nëse i përkrahim dhe i mbështesim për të ecur të pavarur në jetë. Poashtu, transmetimi i mesazheve edukative dhe vetëdijësuese që ofruan filmat, ndikuan tek nxënësit për të reflektuar brenda vetvetes, për të kuptuar dhe pranuar realitetin e tyre personal, si dhe faktin që i takojnë pjesës së shoqërisë së personave me aftësi të kufizuara.
Me 30 shtator, juria e festivalit me në krye producentin austriak Veit Heiduschka ka ndarë 15 çmime në kategori të ndryshme.
- Filmi më i mirë fiction në kategorinë GOLD është shpallur “Delivery boy” nga regjisori Vinicius Saramago – Brazil. Filmi më i mirë fiction në kategorinë SILVER është shpallur “Wave” në regji të Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë.
- Filmi më i mirë dokumentar në kategorinë GOLD është shpallur “Look beyond appearances” në regji të Dervin Usta- Turqi, ndërsa filmi më i mirë dokumentar në kategorinë SILVER është shpallur “Match” në regji të Vincent Hazard – Francë.
- Filmi më i mirë animacion në kategorinë GOLD është shpallur “Cuerdas”, në regji të Pedro Solis Garcia – Spanjë, ndërsa filmi më i mirë animacion në kategorinë SILVER është shpallur “An elephant on the moon” në regji të Benjamin Barthelemy – Francë.
- Çmimin për regjia më e mirë i është ndarë “Wave” – Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë, ndërsa skenari më i mirë “Wave” Benjamin Cleary. Kamera më e mirë i është ndarë “Delivery boy” – Joao Casalino – Brazil dhe “Martin” Donal Moloney – Irlandë.
- Çmimi i veçantë “Fuqizimi i gruas” i ndahet dy filmave “Azar” në regji të Diba Ehteshami – Iran dhe “Dimas game” në regji të Oussayma Canbarieh – Kanadë.
- Çmimi “Projekti më i mirë i portretizuar” u ka takuar tre filmave “Routine” në regji të Bekim Guri – Kosovë, “Building 50 homes in Melamchi” në regji të Justin Cava Jones – Nepal dhe “Hospice of Santa Barbara- Manuel’s story, në regji të Greg Krones – SHBA.
Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Austrian Development Agency