Art Without Limit sjell edicionin e parë të festivalit të filmit

Edicioni i parë i Art Without Limit International Film Festival u mbajt me datat 28, 29, 30 shtator 2020, dhe është i vetmi festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët u shfaqën, kanë si temë personat me nevoja të veҫanta. 

Nga 500 filma të cilët kanë aplikuar nga 120 vende të botës, vendorë dhe ndërkombëtarë, janë përzgjedhur 40 filma të shfaqen gjatë festivalit tre-ditor. 
 
“Filmat e këtij festivali trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës se personave të cilëve edhe u dedikohet festivali”. tha Ganimete Sava, drejtore ekzekutive e AwL. 

“Festivali ishte paraparë të mbahet në ‘Kino Armata’ në Prishtinë, por për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit do të mbahet online ne uebfaqen e “AwL” shtoi ajo. 

Me 30 shtator, juria e festivalit me në krye producentin austriak Veit Heiduschka ka ndarë 15 çmime në kategori të ndryshme. 

  • Filmi më i mirë fiksion në kategorinë GOLD është shpallur “Delivery boy” nga regjisori Vinicius Saramago – Brazil. Filmi më i mirë fiction në kategorinë SILVER është shpallur “Wave” në regji të Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë. 
  • Filmi më i mirë dokumentar në kategorinë GOLD është shpallur “Look beyond appearances” në regji të Dervin Usta- Turqi, ndërsa filmi më i mirë dokumentar në kategorinë SILVER është shpallur “Match” në regji të Vincent Hazard – Francë. 
  • Filmi më i mirë animacion në kategorinë GOLD është shpallur “Cuerdas”, në regji të Pedro Solis Garcia – Spanjë, ndërsa filmi më i mirë animacion në kategorinë SILVER është shpallur “An elephant on the moon” në regji të Benjamin Barthelemy – Francë. 
  • Çmimin për regjia më e mirë i është ndarë “Wave” – Benjamin Cleary/ Tj O’Grady Peyton- Irlandë, ndërsa skenari më i mirë “Wave” Benjamin Cleary. Kamera më e mirë i është ndarë “Delivery boy” – Joao Casalino – Brazil dhe “Martin” Donal Moloney – Irlandë. 
  • Çmimi i veçantë “Fuqizimi i gruas” i ndahet dy filmave “Azar” në regji të Diba Ehteshami – Iran dhe “Dimas game” në regji të Oussayma Canbarieh – Kanadë. 
  • Çmimi “Projekti më i mirë i portretizuar” u ka takuar tre filmave “Routine” në regji të Bekim Guri – Kosovë, “Building 50 homes in Melamchi” në regji të Justin Cava Jones – Nepal dhe “Hospice of Santa Barbara- Manuel’s story, në regji të Greg Krones – SHBA. 

Një pjesë e këtij Festivali është mundësuar falë mbështetjës së marrë nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe Austrian Development Agency (ADA).