Më 27-30 Maj, OJQ Artpolis organizoi festivalin e parë në Kosovë për të drejtat e njeriut për të shfaqur artistet femra nga regjioni. “Femmes Fatales” u mbajt në Teatrin Oda në Prishtinë.
Festivali ofroi një platformë për të festuar kreativitetin e grave përmes artit, tha Zana Hoxha-Krasniqi, Drejtoreshë Ekzekutive e Artpolisit. Ai ”krijoi një forum për gratë artiste në Kosovë dhe iu ofroi atyre mundësinë që të shpalosin punën e tyre, duke i inkurajuar gratë të shkëmbejnë idetë e tyre dhe duke i lidhur ato me organizata të grave.”
Katër ditë u shfaqën pjesë teatrale, filma, ekspozita, koncerte, diskutime, promovime librash dhe performanca nga gra artiste nga Kosova dhe regjioni.
“Është një gjë shumë e mirë që kjo iniciativë u ndërmor në Kosovë dhe që është regjionale,” tha një shikuese. “Ne kemi shumë gra artiste dhe aktiviste që kanë shumë kreativitet”.
Artpolis është një organizatë anëtare e RrGGK-së që synon të ndikojë në zhvillimin kulturor përmes dialogut social, në veçanti në mes të rinjve, grave dhe fëmijëve. Ajo përdorë teatrin si një mjet për fuqizim dhe për ngritjen e vetëdijes tek publiku për të drejtat e grave.