Bashkëbisedime feministe: Historia, kujtesa dhe dallimet

 Çfarë ndodh nëse i ftoni feministet dhe aktivistet e mëdha të viteve 80’ dhe 90’ nga Ballkani, së bashku, në një dhomë? Ju inspiroheni, prekeni, mahniteni. 
    Me 27 shkurt, Forum ZFD – Programi në Kosovë, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës (UP), në kuadër të Memory Mapping Kosova organizuan Atelejen e pestë “Bashkëbisedime feministe: historia, kujtesa dhe dallimet”. Paneliste ishin: Igo Rogova, Sevdije Ahmeti, Lepa Mladjenović, Shukrije Gashi, Staša Zajović, Nazlije Bala, Nela Pamuković, Daša Duhacek dhe Aferdita Kelmendi dhe u moderua nga: Linda Gusia, Nita Luci dhe Vjollca Krasniqi. 
    Edhe pse organizatorët i shtruan disa pyetje për të ngritur dhe zhvilluar debatin, ishte Sevdije Ahmeti ajo e cila propozi që panelistet të tregojnë se si janë njoftuar. E të pranishmit, jo vetëm që i kapluan emocionet, por ata poashtu patën rast edhe të informohen mbi lëvizjen feministe në këtë regjion. 
Zakonisht aktivizmi i grave, përvojat e jetës së tyre të përditshme, mobilizimi i tyre, si dhe rrjetëzimi, historikisht janë lënë jashtë hapësirave politike formale, nga përkujtimi, dhe meta-narrativave dominuese.
    Në histori, gratë kryesisht portretizohen si nëna të përvuajtura dhe/apo viktima të luftës. Përvojat e luftimit dhe rezistencës së grave, përpjekjet për ndërtimin e paqes dhe mënyrat se si mobilizimi i tyre ndikoi në transforminin e shoqërisë janë përjashtuar nga praktikat e historisë dhe kujtimit. 
   Gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë Socialiste dhe luftrave të viteve të ‘90-ta gratë nuk ishin thjesht spektatore dhe viktima. Ato u mobilizuan në rezistencë ndaj luftës dhe politikave të dhunshme. 
Nga ky veprim u cliësua i nevojshëm një bashkëpunim përtej ndarjeve dhe kufijve etnikë. Andaj, aktivizmi i grave i ka bërë ato agjente të ndryshimit dhe politikave. 
Ky panel diskutimi një ditor me gra aktiviste nga Kosova dhe regjioni tregoi dhe vlerësoi historitë dhe kujtimet e aktivizmit të grave, ashtu siç mbahen mend dhe interpretohen nga vetë ato.