Bordi i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) më 15 dhe 16 tetor ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2021.
Në këtë takim u prezantua raporti narrativ dhe ai financiar, si dhe u diskutua lidhur me strategjinë e re të RrGK-së. Pjesë e diskutimit të Bordit ishin edhe aktivitetet dhe avokimet e RrGK-së të ndërmarra gjatë kësaj kohe.
Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit, Udhëheqëse e Hulumtimit në RrGK ka udhëhequr tutje diskutimin për filantropi, si një nga fushat në të cilat RrGK është duke u përqendruar si pjesë e strategjisë së RrGK-së për ngritje të fondeve.
Anëtarët e bordit edhe kësaj radhe kanë vlerësuar përkushtimin dhe aktivitetet e RrGK-së drejt avancimit të pozitës së grave dhe vajzave në Kosovë.
Lexo KËTU lidhur me mbledhjen e bordit të RrGK-së në gjatë vitit 2020.