Çmimi për Guxim Qytetar njeh përpjekjet e zn. Shyrete Berisha për të fituar të drejtën në trashëgimi

 Çmimi për Guxim Qytetar, i cili ndahet nga Lëvizja Fol për angazhimin qytetar në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm publik dhe të drejtave të njeriut, për vitin 2014  iu dha zn. Shyhrete Berisha, një zonjë e cila po lufton për të fituar pronësinë e shtëpisë së saj, ku ka jetuar me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe. Ajo, përkundër padrejtësive dhe diskriminimit që i është bërë nga familja e bashkëshortit të saj të ndjerë, nuk është ndalur së kërkuari të drejtën e saj për trashëgëmi. 
    Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt sot në kafe-librarinë ‘Dit e Nat’, ku morrën pjesë aktivistë e përfaqësues të ndryshëm të organizatave joqeveritare.
    “Mesazhi im për Republikën e Kosovës është që të marrë barrën e përgjegjësisë në lidhje me trashigiminë në bazë të ligjeve të saj dhe t’i ofroj secilës grua atë që i takon sepse edhe ne jemi pjesë e rëndësishmë e kësaj shoqërie,” u shpreh zn. Berisha në fjalën e saj përshëndetëse. “Dua të më kthehet shtëpia, të hyj brenda, t’i kujtoj ditët më të lumtura me burrin tim Nexhatin dhe t’i kujtoj buzëqeshjet e fëmijëve e të çmallem më gjërat që ndodhen në atë shtëpi.” 
   RrGGK është rrjet avokues, dhe vazhdon të mbështesë dhe të avokoj për Znj. Shyhrete Berisha, e cila humbi bashkëshortin dhe fëmijët e saj gjatë luftës dhe aktualisht është duke kërkuar të drejtën e saj në pronë. RrGGK qëndron pranë saj dhe të gjitha grave që ende përpiqen për të realizuar të drejtën e tyre ligjore për pronësi në Kosovë.