Me 4 shtator, zyret e RrGK i vizitoi delegacioni i përbërë nga znj. Karoline Edtstalder, zv. Ministre për Punë të Brendshme në Austri; z. Gernot Maier, Kabineti i zv.Minsitres; Elisabeth Lemmerer, Udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim Bilateral dhe Multilateral në MBP të Austrisë; Amb. Gernot Pfandler, Ambasadori Austriak në Kosovë; z. Gunther Zimmer ADA; znj. Dalia El-Hennawi, atashe policore pranë Ambasadës Austriake në Prishtinë; zn. Martina Berger, Zyrëtare për Media, të cilët u takuan me Presidentën e Republikës së Kosovës zonjën Atifete Jahjaga si dhe me aktivistet e RrGK.
Gjatë këtij takimi Presidentja Jahjaga foli për gjendjen aktuale politike në Kosovë duke vënë theks të veçantë kërkimit të drejtësisë për 20.000 gratë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, liberalizimit të vizave si një hap drejt perspektivës për të rinjët si dhe shqetësimin e saj për rritjës së numrit të rasteve të dhunës në famije. Ndërsa aktivistet folën për punën, aktivitetet dhe sfidat me të cilat ato ballafaqohen për fuqizimin e grave drejt arritjes së barazisë gjinore në Kosovë. Drejtorja Ekzekutive e RrGK, Igballe Rogova, shprehu mirënohje për taksapaguesit austriak, respektivisht për Agjencionin Austriak për Zhvillim, i cili beson në të drejtat e grave dhe në organizatat e udhëhequra nga gratë. Përmes kësaj mbështetje janë mundësuar zbatimi i disa programeve të strategjisë së RrGK drejt përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave në Kosovë dhe avancimit të barazisë gjinore në Kosovë.