Çfarë ndodh kur një studente e pasionuar e psikologjisë bëhet pjesë e një organizate të fuqishme për të drejtat e grave? Zërat dhe nevojat e grave dëgjohen më fort në Kosovë dhe më gjerë!
Dhurata Alilaj, e cila së fundmi u zgjodh praktikante e radhës në programin Cathy Frischmann të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), ka filluar një rrugëtim të ri në këtë organizatë të njohur për angazhimin e saj në fushën e të drejtave të grave. Si studente e psikologjisë, ajo gjithmonë ka pasur dëshirë të kuptojë individët me të cilët nuk pajtohet, dhe beson se kjo aftësi do t’i ndihmojë në eksplorimin e qasjeve feministe, duke krijuar hapësirën ku zërat e të gjithëve mund të dëgjohen.
Dhurata Alilaj është zgjedhur së fundmi si praktikantja e re në programin ‘Cathy Frischmann’ të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), një program i dedikuar aktivisteve të reja për të drejtat e grave.
Kjo grua e re, plot energji nga Ferizaj, e nisi me entuziazëm në shkurt rrugëtimin e saj të ri si hulumtuese në RrGK.
Si studente e psikologjisë, ajo gjithmonë ka pasur dëshirë të kuptojë individët me të cilët nuk pajtohet. Beson se kjo aftësi do ta ndihmojë në punën e saj feministe, e cila përfshin lidhjen me njerëz të ndryshëm dhe krijimin e hapësirave ku çdo zë mund të dëgjohet.
Në RrGK, Dhurata do të ketë mundësinë të praktikojë dhe të angazhohet drejtpërdrejt në hulumtimet që janë në vazhdim nga organizata për të kuptuar më mirë perspektivat e ndryshme në Kosovë dhe më gjerë, me qëllim të avancimit të paqes dhe sigurisë për gratë dhe burrat. Kjo përfshin shqyrtimin e mënyrave se si individë të ndryshëm e kuptojnë paqen: ndjenjën e paqes që vjen nga të pasurit një punë të sigurt; qetësinë që ofron shëndeti i mirë; mundësinë për të lëvizur pa pengesa, si për ata që përdorin karroca apo karroca për fëmijë; paqen që ofron e drejta për të ecur pa frikë nga ngacmimi; dhe paqen që sjell mungesa e dhunës fizike e emocionale në familje.
“Hulumtimi në të cilin po angazhohem është shumë i thellë, duke vlerësuar kontributin e grave të ndryshme në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe faktorët që pengojnë angazhimin e grave në këtë proces,” tha Dhurata. “Kjo më shtyn të punoj më shumë dhe të publikoj dokumente që adresojnë këto çështje dhe mundësojnë që edhe më shumë vajza dhe gra nga e gjithë Kosova të përfshihen në avancimin e paqes,” shtoi ajo.
Dhurata është e entuziazmuar për mundësinë e punës në RrGK për shkak të misionit dhe standardeve të larta etike të organizatës, të cilat janë përfshirë me kujdes në hulumtimet e vazhdueshme të RrGK-së. Ajo gjithashtu vlerëson fuqinë që RrGK ia jep zërit të grave dhe vajzave, të cilat shpesh nuk dëgjohen. Ky angazhim, thotë Dhurata, ka pasur një ndikim të madh, sidomos në vitet e fundit.
“RrGK ka kontribuar përmes avokimit të saj për pjesëmarrjen e grave në paqe dhe siguri, si dhe përpjekjeve të saj të pandalshme për të njohur dhe promovuar gratë që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes në Kosovë. Ajo ka përhapur këto informacione tek publiku, duke frymëzuar më shumë gra të besojnë në mundësinë e tyre për të kontribuar dhe për të bërë ndryshime pozitive. RrGK ka kontribuar me raporte, protesta dhe iniciativa të tjera që mbështesin gratë dhe vajzat në Kosovë, si dhe me shifra dhe fakte shumë specifike,” tha Dhurata.
RrGK gjithashtu e mirëpret me entuziazëm Dhuratën në ekipin e saj. Në kushtet e reduktimeve të papritura dhe të konsiderueshme në financimin e RrGK-së, Dhurata ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe është bërë një anëtare kyçe e ekipit hulumtues të RrGK, falë praktikës Cathy Frischmann.
Dhurata ka një energji të pashtershme që pasqyron angazhimin e saj për të bërë ndryshime pozitive. Kontributi i saj shkon përtej angazhimit në çështjet e paqes; ajo është gjithashtu aktive në angazhime të tjera si trajnuese ndihmëse në klubin e karatesë “Lubeteni” në Ferizaj, ku punon me fëmijë. Në kohën e lirë, Dhurata i pëlqen të lexojë dhe kur përballet me stres ose ngarkesë, gjen qetësi në pikturë, duke shprehur ndjenjat e saj përmes artit.
Përfshirja e Dhuratës në RrGK u mundësua nga programi Cathy Frischmann për aktiviste të drejtat e grave të reja. Cathy Frischmann (1952-2023) ishte aktiviste për të drejtat e grave, feministe, mbrojtëse e të drejtave të njeriut, mobilizuese për përfshirjen e grave në politikë, botaniste që mbrojti bimët vendase dhe shumëçka tjetër… Cathy e donte jetën dhe e përkushtoi atë për mbrojtjen e të drejtave dhe jetëve të të tjerëve. Ajo punoi pa u lodhur për të bërë botën një vend më të mirë. Dashuria e Cathy për Kosovën filloi në vitin 2004, kur ajo u takua me organizatat anëtare të RrGK-së. E frymëzuar nga puna e anëtarëve të RrGK-së, Cathy bashkëpunoi me Altrusa – Dega Corvallis për të mbledhur fonde për një bursë vjetore që mbështeste angazhimin e grave të reja aktiviste në RrGK. Edhe pse Cathy vdiq nga kanceri në vitin 2023, Altrusa, miqtë dhe familja e saj kanë vazhduar të mbështesin këtë program në emrin e saj. Për nder të Cathy, RrGK mirëpret çdo vit të paktën një praktikante të re, duke vazhduar të inspirojë dhe mbështesë gjeneratat e ardhshme të aktivisteve për të drejtat e grave.
Nëse dëshironi të fuqizoni vajzat si Dhurata për të fituar përvojë dhe aftësi që do të lehtësojnë punësimin e tyre në të ardhmen dhe do të forcojnë aktivizmin e tyre, ose të mbështesni punën e RrGK-së në përgjithësi, ju lutemi klikoni këtu për më shumë informacion: https://womensnetwork.org/donate/