Dokufest dhe UN Women organizuan panel mbi dhunën seksuale gjatë luftës

Në kuadër të festivalit Dokufest, në Prizren u organizua edhe një panel me temë: Përkrahja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.       Ky panel u moderua nga aktivistja për të drejtat e grave dhe njëherit edhe Drejtore Ekzekutive e RrGGK Igballe Rogova, ndërsa paneliste ishin: Bakira Hasecic, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Viktameve Gra të Luftës, Flora Macula nga UN Ëomen, Veprore Shehu nga Medica Kosova dhe regjisorja daneze Katia Forbert Peterson ku diskutuan për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje Hercegovin.
   Peterson është bashkëregjisore e filmit dokumentar “Mission Rape: A Tool of War”, i shfaqur në Dokufest, në të cilin Hasecic rrefen përjetimin e saj në luftën e fundit në Bosnje e Hercegovinë. “Unë jam një nga mijëra e mijëra gra që u përdhunuan gjatë agresionit në Bosnje dhe Hercegovoinë. Vajzat e mija ishin 16 dhe 19 vjeçare në atë kohë. Nuk do ta kisha besuar kurrë që fqinji im i etnisë tjetër do t’ia bënte ato të këqija qytetarëve tjerë vetëm pse nuk i takojnë grupit të tij etnik”, u shpreh Hasecic.
Diskutimi vazhdoi mbi pasojat për të mbijetuarat dhe shoqërinë, si dhe rëndësinë e qasjes në drejtësi dhe reparacion.
   Veprore Shehu nga Medica Kosova tregoi sa vëshitirë ka qenë menjëherë pas luftës të ofrohen shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale pasi që tema e dhunimeve ka qenë një temë tabu.
Andaj në Kosovë, ishin organizatat e grave ato që bënë thirrje për njohjen e statusit të grave që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës. Në vitin 2012 ku RrGGK doli me moton “Nuk duam lule duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”. Dhe përgjigje e shqetësimeve dhe çështjeve të ngritura nga gratë që kishin përjetuar dhunë seksuale, Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga themeloi Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale gjatë luftës me 7 mars 2014, ku RrGGK është anëtare.