Drejtësi për viktimën e dhunës me bazë gjinore

Rrjeti i Grave të Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës me bazë gjinore. Viktima, L.E., raportoi në maj 2022 se ish-kunati i saj kishte shkelur urdhrin mbrojtës. Pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe përfaqësimi ligjor nga Rrjeti, në nëntor 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Drenas, shpalli të akuzuarin fajtor për mospërfillje të urdhrit gjyqësor.

Viktima falënderoi Rrjetin për mbështetjen e vazhdueshme:

“Falë jush kam arritur të mos dorëzohem dhe të kërkoj drejtësi.”

Që nga viti 2021, kur RrGK filloi ta ofroi këshillimin dhe përfaqësimin ligjor përmes avokatit Fitim Gashi, janë ndihmuar 148 gra dhe vajza që kanë përjetuar dhunës me bazë gjinore, ndërsa janë monitoruar 392 raste të dhunës në familje.

Rrjeti i Grave të Kosovës mbetet i gatshëm të ndihmojë të gjitha viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit dhe ndihmës juridike falas në numrin: +383 48 105 800.