Përveç RrGGK, partnerë të ndryshëm dhe organizata donatore kanë punuar në drejtim të institucionalizimit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) në nivel lokal gjatë vitit 2015.
Një prej këtyre partnerëve është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka mbajtur punëtori dhe trajnime me zyrtarë komunalë të komunave të tyre partnere.
Më 24 nëntor, OSBE-ja ka organizuar një punëtori përmbyllëse për të diskutuar kornizën ligjore lidhur me buxhetimin gjinor dhe aktivitetet e tyre gjatë gjithë vitit.
Pjesëmarrësit në këtë punëtori përfshinin drejtorë të drejtorive të buxhetit dhe financave nga komuna të ndryshme, drejtues të komunave të ndryshme, zyrtarë për barazi gjinore, si dhe Donjeta Morina, Koordinatore për Ngritjen e Kapciteteve në RrGGK.
Naser Hashani, Kryeshef i Financave në Komunëns e Kamenicës, përmblodhi përpjekjet e Kamenicës në institucionalizimin e BPGJ-së. Në fjalën e tij, ai falenderoi RrGGK-në për ofrimin e ndihmës së vazhdueshme për procesin duke ofruar mentorim dhe modele për dokumentet e tyre buxhetore.
Teki Shala, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës, shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij ndaj RrGGK-së për mbështetjen e ofruar ndaj Komunës së tyre. Përveç Gjakovës dhe Kamenicës, edhe Komuna e Rahovecit kishte mbledhur të dhëna të ndara sipas gjinisë përfshirë edhe në dokumentin e tyre të buxhetit vjetor të dorëzuar në Ministrinë e Financave.
Diskutimi me z. Hashani dhe z. Shala u përqendrua në atë se çfarë mund të bëhet në vitet në vijim, që do tëishte më shumë se vetëm grumbullimi i të dhënave, duke ofruar shembuj konkretë të integrimit të BPGJ-së në kategori të ndryshme ekonomike.
Diskutimet gjatë punëtorisë ishin shumë të thella dhe interesante. RrGGK i gëzohet faktit që mënyra se si kuptohet BPGJ ka filluar të ndryshojë jashtëzakonisht shumë.
Vetëm disa vite më parë ka pasur keqkuptime lidhur me atë se çka është BPGJ, dhe se si mund të zbatohet, ndërsa sot drejtorët e buxhetit dhe kryeshefat e financave vijnë së bashku për të diskutuar ide konkrete se si të integrohet buxhetimi gjinor në kategori të ndryshme ekonomike.
Punëtoria u mbështet nga OSBE, ndërsa puna e RrGGK-së lidhur me BPGJ mbështet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit GmbH(GIZ).