Drejtorja Ekzekutive e RrGGK merr pjesë në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Rezolutën 1325

 Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGGK, morri pjesë me 28 tetor në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me fokus tek “Gratë dhe Vajzat e Zhvendosura: Udhëheqëse dhe të Mbijetuara” në New York.
I organizuar nga Argjentina, aktualisht Presidente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, debati do të sjellë në fokus situatën e refugjatëve, grave e vajzave të zhvendosura dhe pa shtetësi.
    Gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të vlerësojnë progresin e “agjendës mes grave, paqes dhe sigurisë” e cila do të kontribuoj në Rishikimin e Nivelit të Lartë në 2015 për zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (RKSOKB) 1325.
Për më shumë informata rreth debatit të sotëm ju lutemi vizitoni: http://m.whatsinblue.org/479808/show/232c4250aae21a11add5ebc56a142780/ 
Seancën e sotme mund ta ndiqni edhe në internet këtu: http://webtv.un.org/.
     Rogova është anëtare e Grupit Këshillues të Nivelit të Lartë për Studimin Global lidhur me RKSOKB 1325. Anëtarët e tjerë prestigjioz të Grupit Këshillues të Nivelit të Lartë janë: Madeleine Rees, Elisabeth Rehn, Major General Patrick Cammaert, Luz Mendez, Liliana Andrea Silva Bello, Sharon Bhaghwan Rolls, Ambassador Anwarul Chowdhury, Leymah Gbowee, Ruth Ochieng, Yasmin Sooka, Dr. Alaa Murabit, Maha Abu Dayyeh, Youssef Mahmoud, Julia Kharashvili, Pramila Patten dhe Bandana Rana.
    Studimi Global po udhëhiqet nga Radhika Coomaraswamy. Konsultimet në lidhje me përmbajtjen e Studimit Global do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave dhe RrGGK do të ofroj informata shtesë gjatë kësaj kohe.  
     E miratuar në vitin 2000, RKSOKB 1325, bën thirrje për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në vendim-marrje në situatat e konfliktit dhe pas-konfliktit; parandalimin e dhunës seksuale që më së shumti prekë gratë dhe vajzat; dhe konsiderimin e shqetësimeve të veçanta të grave dhe vajzave mbi sigurinë në situata të tilla.