Drejtorja ekzekutive e RrGK, Rogova, takon Kasanof dhe Hovenier

Në mesin e takimeve të zhvilluara në Kosovë nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ishte edhe takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, ku mori pjesë Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova.

Ky takim nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve ndërkombëtare për të përfshirë zërin e grave në proceset vendimmarrëse.

Rrjeti i Grave të Kosovës falënderoi përzemërsisht ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin ndaj përfshirjes së grave në këto procese, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet në çështjet kyçe që po kalon Kosova.