Gjatë këtyre 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, po risjellim te ju pamje nga ekspozita e RrGK-së “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.
Kjo ekspozitë ka shaplosur veç disa prej tregimeve të vërteta të grave dhe burrave që kanë përjetu dhunë në familje, të mledhura nga RrGK. Gjithashtu, ajo na mundëson me u informu se çka ofrojnë institucionet, ku mujmë me u mbështet, ku mujmë me u shliru, ku mujmë me kërku ndihmë e drejtësi.
Nëse s’ke pas rastin me vizitu ekspozitën, parakalo mrena ktyne mureve përmes kësaj video. Veç kujdes, kujdes se munesh me u hutu, me u çorientu, e besa edhe me u dëshpëru… Kujdes, se munesh me u ni qashtu qysh nihen 68% e grave që kanë përjetu dhunë në Kosovë. Realizimi i kesaj video u mundësua nga UNWOMEN.