Përsëri këtë vit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me 8 mars, RrGGK doli në rrugë për të mbështetur iniciativën e shoqatës Thirrjet e Nënave. Thirrjet e Nënave dhe RrGGK kanë organizuar një protestë në solidaritet me nënat, gratë, motrat dhe vajzat e personave të pagjetur me moton: “Jemi me ju.” Afërsisht 200 njerëz marshuan nga Sheshi Zahir Pajaziti drejt Kunvedit të Kosovës, duke rikujtuar fatin ende të pazgjidhur të personave të pagjetur në Kosovë.
Përdersia Kosovarët festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë ngritën zërin dhe iu kujtuan të gjithëve se ato nuk kanë anëtarë të familjes për t’ua uruar atyre këtë festë; pas 15 vitesh, familjarët e tyre ende mbesin të pagjetur. Ato poashtu deshën të rivendosin fotografitë e personave të pagjetur, të cilat janë hequr nga rrethojat e Kuvendit të Kosovës. “Plot 15 vjet po na mashtrojnë e neglizhojnë përderisa kriminelët po sillen të lirë dhe ata pak kriminelë që janë dënuar po ju ulen dënimet,” tha Nesrete Kumnova, Udhëheqëse e Thirjet e Nënave: “Mungon drejtësia për mijëra të vrarë, të dhunuar dhe të zhdukur. Do kthejmë fotografitë aty ku ishin se çështja për të pagjeturit nuk është zgjidhë akoma.”
Protestuesit rivendosën fotografitë e personave të pagjetur jashtë Kuvendit, duke i kujtuar zyrtarëve detyrat e tyre për të zgjidhur këtë çështje. Mes protestuesve ishte Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, së bashku me fëmijët e tij. Dhjetra të rinjë e të reja, si dhe një delegacion i Kaukazit të Jugut u bashkangjitën në protestë.