Me 5-8 qershor 2017, 12 aktiviste feministe nga 10 vende të botës, ndër të cilat ishin Haya Shalom nga Izraeli, Igballe Rogova nga Kosova, Rachel Wareham nga Anglia, Lepa Mladjenovic nga Serbia, Nela Pamukovic nga Kroacia, Laurence Hovde nga Franca, Ria Convent nga Belgjika, Edme dhe Rina Nessim nga Zvicra, Dagmar Schultz dhe Erika Hugel nga Gjermania, u mblodhën në Brac të Kroacisë për të reflektuar mbi aktivizmin feminist ndër vite dhe organizimet e aktivitetet për të ardhmen.
Ato u mblodhën në Kuca SEKA, e cila është një qendër për terapi, edukim dhe rekreacion për gratë dhe fëmijët nga rajoni i ish-Jugosllavisë e cila është themeluar në vitin 1997 si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të grave nga Gjermania me grupet e grave antinacionaliste në Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci, Serbi dhe Slloveni – gjatë luftrave pas rënies së Jugosllavisë. Emri i projektit "SEKA" rrjedh nga fjala serbo-kroate "seka" që do të thotë "motër e dashur" dhe simbolizon solidaritetin e grave nga e cila u krijua projekti.
Haya Shalom, feministe dhe aktiviste për të drejta të njeriut dhe si një forcë udhëheqëse në promovimin e solidaritetit të grave për paqe dhe të drejta të grave është shprehur se “edhe pas përfundimit të këtij takimi akoma po më mbanë java e kaluar bashkë me motrat, javë e mbushur me punë, të qeshura, vallëzime, humor të mirë dhe mbështetje”.
Ndërkaq Edmee dhe Rina Nessim u shprehën që “miqësia po forcohet duke pasur parasysh gjithë ato sfida dhe kujtime të përbashkëta në rrugëtimin tonë”.