Gjatë muajit shkurt, RrGGK do të publikoj raportin mbi ngacmimet seksuale në Kosovë, hulumtim i cili është realizuar gjatë vitit të kaluar.
Me qëllim që të shtyjmë përpara rekomandimet që do të dalin nga ky raport, që të shtojmë përpjekjet në parandalimin e rasteve të ngacmimeve seksuale dhe të vetëdijësojmë qytetarët mbi raportimin e ngacmimeve seksuale, dhe për të krijuar hapësirë për raportim të kësaj dukurie, RrGGK në bashkëpunim me Girls Coding Kosova dhe Open Data Kosovokanë filluar krijimin e një aplikacioni i cili quhet “Ec Shlirë” dhe që do të shfrytëzohet për këto qëllime.
Idea e aplikacionit ka lindur pas fushatës “Take back the night”, të cilen RrGGK e ka organizuar në nëntor të vitit 2014, si dhe bazuar në disa studime për aplikacione të ngjashme të cilat përdoren në Shtetet e Bashkuara dhe në Palestinë.
Për ta krijuar aplikacionin "Ec shlirë", do të ofrohen gjithsej nëntë ditë trajnime pa pagesë, të cilat kanë për qëllim të ju ofrojnë të gjithë pjesëmarrëseve njohuri bazike mbi teknologjinë si: PhoneGap, Backbone.js, Handlbars.js, jQuery, Bootstrap, Javascript, HTML, CSS, Bower, Grunt.
Kjo inicativë ka për qëllim që të përfshijë sa ma shumë vajza në TIK dhe aktivistë për të përdorur tekonlogjinë për ndryshime në shoqëri. Duke ofruar mundësi për vajzat të cilat kanë njohri për TIK që të zhvillojnë kapacitetet dhe karieren e tyre, pasi siç e dijmë, vajzat dhe gratë nuk janë të përfshira mjaftushëm në sektorin e TIK-ut në Kosovë.
Andaj, vikendin e kaluar, me 23-24 janar, filloi punëtoria për zhvillimin e këtij aplikacioni, ku nga 170 aplikante u përzgjodhën 30 vajza të cilat filluan të punojnë së bashku drejt dizajnimit të këtij aplikacioni i cili do të lansohet me 25 shkurt.
Pjesëmarrëset të cilat ndjekin së paku 80% të trajnimit, do të çertifikohen. Mirëpo, kjo nuk është e tëra: pjesëmarrëseve që tregohen të suksesshme do t’iu ofrohen edhe mundësi pune praktike me pagesë.
Kjo inicativë mbështet nga Canada Fund for Local Initiatives (Embassy of Canada to Croatia and #Kosovo) Ministria e Punës dhe Mirëqeniës Sociale dhe Univeriseti Amerikan në Kosovë.