Nga 11 – 16 tetor, me përkrahjen e organizatës suedeze, Kvinna till Kvinna, RrGGK ishte nikoqire e një delegacioni të organizatave të grave nga Izraeli dhe Palestina. Ato së pari kaluan disa ditë në Serbi dhe pastaj erdhën në Kosovë së bashku me Rrjetin e Grave në të Zeza. Qëllimi
i vizitës së tyre ishte që të shkëmbejnë përvoja me organizatat e grave në Ballkan. Ky delegacion vizitoi organizatat e grave në Prishtinë
si: Dera e Hapur dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Në Gjilan vizituan Qendrën “Liria” ndërsa në Gjakovë, organizata Medica ishte nikoqire e këtij delegacioni. Poashtu ato u njoftuan edhe me aktivitetet e organizuara në Mitrovicë gjatë vizitës në CBM (Community Building Center) dhe në Ugljare patën rastin të njoftohen me aktivitetet e organizuara nga rrjeti i organizatave serbe të Kosovës.