Gratë aktiviste për paqe nga Kosova dhe Serbia diskutojnë sfida dhe mundësi për bashkëpunim  

Më 26 nëntor, në Shkup u organizua një takim mes grave aktiviste për paqe nga Kosova dhe Serbia, ku u diskutuan sfidat që përballen rajoni dhe mundësitë për të kontribuuar në paqe dhe siguri. 

Ky takim, i mbështetur nga The Kvinna till Kvinna Foundation, krijoi një hapësirë për dialog dhe shkëmbim përvojash midis përfaqësueseve të organizatave të të drejtave të grave nga të dy vendet. Aktivistet ndanë sfida dhe histori nga puna e tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të ndërtimit të besimit të ndërsjellë për të promovuar paqen në rajon. 

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte krijimi i një hapësire të sigurt për dialog për përfaqësueset, pa presionin për të marrë vendime të menjëhershme të përbashkëta.  

Pjesëmarrëset theksuan se përmes dialogut të sinqertë dhe ndërtimit të bashkëpunimit afatgjatë, gratë mund të jenë forca kryesore në adresimin e konflikteve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë. 

Ky takim shërben si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet organizatave dhe rritjes së përpjekjeve për paqe dhe siguri në rajon.