Download File
Lobi i Grave për Barazi Gjinore në Kosovë (LBGJK), gjatë takimit 3 ditor në Durrës ku hartuan strategjinë për iniciativat avokuese për vitin 2018, ndër çështjet e diskutuara ishte përfaqësimi i ulët i grave në pozita vendimmarrëse në Qeverinë Haradinaj. Ato shprehën pakënaqësinë dhe zhgënjimin nga përbërja e re e Kabinetit Qeveritar me 24 emra, prej të cilëve vetëm 2 janë gra dhe emërimi i mbi 60 zëvendësministrave burra është përbërje e pabarabartë, duke shkelur kështu përfaqësimin e gjysmës së popullatës së Kosovës, grave.