Me 3 – 8 prill, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përfaqësuar nga Gentiana Murati, koordinatore e Fondit të Grave të Kosovës, mori pjesë në vizitën studimore në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH). Kvinna till Kvinna, njëherit edhe organizatore e kësaj vizite studimore, mboldhi në Bosnje dhe Hecegovinë tetë organizata nga Kosova dhe tetë organizata nga Bosnja për të ndarë përvojat, mësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat që punojnë për të drejtat e grave.
Vizita filloi me takimin me Fondacionin Vajzat (Fondacija Cure), ku përfaqësueset e kësaj organizate Selma Hadžihalilović dhe Jasenka Kapetanović treguan për punën e tyre, aktivitetet si dhe mënyrën e tyre të avokimit drejt ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes edukimit, artit dhe kulturës. Ky fondacion është i njohur përmes Festivalit PitchWise i cili organizohet një herë në vit ku gratë artiste dhe aktiviste nga BeH dhe vende të tjera mblidhen dhe festojnë diversitetin, fuqinë dhe arritjet e grave.
Pastaj, në Hercegovinën Lindore – Trebinje, është mbajtur takimi me Fondacionin Qendra e Grave gjatë të cilit përfaqësuesja e organizatës, Ljiljana ÄŒiÄković prezantoj në pika të shkurtra historikun e fondacionit si dhe aktivitetet e tyre aktuale me fokus në dhunën në familje dhe fuqizimin ekonomik të grave. Ato kanë krijuar bashkëpunim të mirë ndër-sektoriale dhe komunitar për të adresuar çështjet e dhunës në familje në nivel lokal. Ato gjithashtu ofrojnë dhe ndihmë juridike dhe mbështetje psiko-sociale si dhe avokojnë për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të dhunës në familje.
Ditët në vijim ishin të rezervuara për punëtorinë “Organizimi i grave dhe sigurimi i hapësirës për gratë në shoqërinë civile” e udhëhequr nga Yllka Soba KtK Kosovë dhe Belma Becirbasic KtK BeH, gjatë të cilës organizatat pjesëmarrëse ndanë përvojat e tyre duke shkëmbyer sfidat dhe mësimet e nxjerra gjatë dy viteve të fundit me fokus në organizimin e grave kundër dhunës në familje dhe pjesëmarrja e grave në proceset e vendim-marrjes.
Organizatat pjesëmarrëse gjithashtu diskutuan rreth ngushtimit të hapësirës për gratë e shoqërisë civile, me theks të veçantë në avokim dhe mënyrën se si ngushtimi i hapësirës mund të ndikoj në organizatat e grave të cilat luftojnë për të drejtat e njeriut.